Profesionet më të paguara në Shqipëri
OJF-të e bankierët, më keq kamarierët

Organizatat jofitimprurëse janë vendet e punës që ofrojnë rrogat më të larta në Shqipëri, me pagë mesatare bruto prej 124 mijë lekësh, afro 1 mijë dollarë në muaj.
 
Pas tyre renditen punonjësit e bankave e të shoqërive të sigurimit, me pagë mujore mesatare prej 98 mijë lekësh në muaj, të pasuar specialistët e teknologjisë së informacionit me 70 mijë lekë në muaj.
 
Në vend të katërt renditen personat e punësuar në aktivitete shkencore dhe teknike. Të dhënat vijnë përmes anketës së punës për vitin 2016 të sapopublikuar nga Instituti i statistikave.
 
Më të keqpaguarit janë punonjësit e hoteleve e restoranteve me pagë mesatare 25 mijë lekë në muaj, të pasuar nga personat që ofrojnë shërbime në shtëpi me pagë mesatare 29 mijë lekë në muaj.
 
Në vitin 2016, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri është 45.845 lekë. Për një të punësuar në ndërmarrjet shtetërore paga mesatare mujore bruto është 55.472 lekë.
 
Zyrtarët shtetërorë ndërkohë janë të përfshirë në pesë grupet me pagat më të larta.
 
Anketa zbardh gjithashtu se gjatë vitit 2016 numri i të punësuarve në Shqipëri arriti në është 1.157.000 mijë persona më rritje prej 6,5 % krahasuar me një vit më parë.
 
Numri I të papunëve rezultoi 207.770 persona, 1,9 pikë përqindje më pak se një vit më parë.
 


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Laç/ Përplasi të moshuarën me automjet, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)

Laç/ Përplasi të moshuarën me automjet, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)