Gjendja shëndetësore e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan është shumë e diskutuar javët e fundit. Së fundmi ka qenë një prej profesorëve më të njohur në Turqi i cili në një intervistë ka bërë një deklaratë shumë të fortë, që ka shkaktuar bujë.

“Më lejoni të përmend diçka që më tha dikush i afërt i tij. Ai më tha: ‘Erdogan nuk jeton më. Erdogan tani ka vdekur, ka vdekur. Ai ngrihet në këmbë me morfinë dhe thjesht lexon letrën që ka përballë për të lexuar. Në çdo rast, ai nuk mund ta lexojë, nuk duhet të hapë gojën sepse thotë marrëzi. Kur ai e lexon atë gazetë ai konsiderohet i suksesshëm”, tha Ozturk.

Kjo deklaratë e tij konsiderohet si një “flamur i kuq” për qeverinë Erdogan, e cila e akuzon atë për lidhje me rrjetin e Imam Fethullah Gulen.