PROFIL/ Adoleshenti i turpshëm
që u bë njeriu më i urryer në botë

PROFIL/ Adoleshenti i turpshëm<br />që u bë njeriu më i urryer në botë
Pas sulmeve të ndodhura në Paris, kreu i ISIS Al Bagdadi është padyshim njeriu më i urryer në botë. Por kush ishte Al Bagdadi dhe si u shndërrua në njeriun më të urryer të momentit?

Ibrahim Awwad Ibrahim Al­Badri u lind në vitin 1971 në Samara, një qytet i lashtë irakian në skajin lindor të Trekëndëshit Sunit në veri të Bagdadit. I biri i një njeriu të devotshëm, që i mësoi leximin e Kur’anit në një xhami lokale, vetë Ibrahimi ishte tip i tërhequr dhe i heshtur, ndërsa edhe kur fliste, mezi dëgjohej. Fqinjët e mbajnë mend si një adoleshent të turpshëm.

Që në fëmijëri, nofka e Ibrahimit ishte “Besimtari”. Kur nuk ishte në shkollë, kalonte shumë kohë në xhaminë e lagjes, i zhytur në studimet e tij fetare; ndërsa kur kthehej në shtëpi në fund të ditës, sipas njërit prej vëllezërve të tij, Shemsiut, ai paralajmëronte të gjithë ata nuk respektonin kufizimet e ligjit islam.

Tashmë Ibrahim Al­Badri njihet në mbarë botën si Abu Bakr Al­Baghdadi, sundimtari i Shtetit Islamik apo ISIS, dhe ai ka fuqinë jo vetëm të paralajmërojë, por ndëshkojë dhe madje ekzekutojë brenda territoreve të tij njerëz, besimi i të cilëve nuk është absolut.

Ndjekësit e tij e quajnë “komandanti i besimtarëve”, një titull i rezervuar për Kalifët, sundimtarët e mëdhenj shpirtërorë tokësorë të perandorisë së madhe myslimane të Mesjetës. Edhe pse mbretëria e tij është shumë më e vogël, ai sundon mbi miliona njerëz. Disa janë besnikë fanatikë ndaj tij; shumë të tjerë struken nga frika e pasojave të përgjakshme, që mund të ketë sfidimi i variantit të tij brutal të Islamit.

Origjina salafiste, studimet dhe militimi tek Vëllazëria Myslimane Familja e Bagdadit, është në shumë mënyra përfaqësuese e diversitetit të ndikimeve dhe aleancave në ndryshim të vazhdueshëm, të cilat ishin jetike për të mbijetuar në Irakun e Sadam Hyseinit. Jo vetëm që ajo kishte lidhje me qarqet bathiste, ndoshta vetëm për qëllime praktike, por ka dëshmi se disa prej anëtarëve të familjes Bagdadi, mbase edhe i ati i tij, ishin Salafistë – pasues të një formë ekstreme puritane të Islamit sunit, i praktikuar gjerësisht në Arabinë Saudite dhe në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Irakun, ku ajo ka rrënjë të thella.

Muhamed ibn Abdul­Wehhab, themeluesi i degës arabe të Salafizmit, thuhet se ka studiuar në qytetin irakian të Mosulit në shekullin XVIII, dhe dishepujt e tij e përhapën këtë rrymë në të gjithë Irakun në shekullin XX. Shumica e Salafistëve, predikojnë bindjen ndaj sunduesve mislimanë, edhe ndaj atyre më të keqinj. Por Sadami i pa ata si një kërcënim, për shkak se e dënonin shekullarizmin dhe kërkonin të impononin ligjet islamike.

Prandaj, kur salafistët në Irak filluan të organizohen në punën e tyre misionare në fund të viteve ‘70, Sadami burgosi shumë prej tyre me akuzën e formimit të organizatave ilegale. Ai pezulloi përkohësisht terrorin gjatë viteve ’80, për shkak të luftës me Iranin shiit, pasi e pa të nevojshme ruajtjen e mbështetjen së pakicës sunite të Irakut, e cila përfshinte edhe Salafistët. Por në vitin 1990, dy vjet pas përfundimit të luftës me Iranin, Sadami ushtroi presion ndaj mijëra Salafistëve, që të nënshkruanin një zotim për të mos konvertuar irakianët e tjerë në kauzën e tyre.

Kur Bagdadi u diplomua në Universitetin e Bagdadit në vitin 1996, ai u regjistrua më pas në universitetin e themeluar nga vetë Sadami për Studime Islame, ku studoi për një master në recitimin kuranor, subjekti i tij i preferuar. Gjatë kësaj kohe, xhaxhai i tij, Ismail El­Badri, e bindi t’i bashkohej Vëllazërisë Myslimane, një lëvizje transnacionale e përkushtuar ndaj krijimit të shteteve në bazë të ligjit islamik.

Në shumicën e vendeve, Vëllazëria, e cila ishte e ndarë në dy rryma liberale dhe konservatore, kishte adoptuar një qasje të kujdesshme ndaj ndryshimeve politike, përgjithësisht për të punuar brenda sistemit. Shumë prej vëllezërve në Bagdad, duke përfshirë edhe vetë Bagdadin ishin në fillim Salafistë paqësore, që dëshironin t’u impononin shteteve ligjin islamik, por nuk mbështesnin revoltën nëse këto të fundit refuzonin ta bënin këtë.

Por shumë shpejt, Bagdadi anoi më shumë drejt atyre pak salafistëve, besimi i rreptë i të cilëve i çoi në thirrje për përmbysjen e sunduesve, të cilët cilësoheshin si tradhëtarë të besimit. Ata e quanin veten safalistët xhihadistë. Nën tutelën edhe të vëllait më të madh Jum’a që ishte pjesë e kësaj lëvizjeje, Bagdadi u bë gjithnjë e më shumë i paduruar me lidershipin e Vëllazërisë, për të cilin ai ndjente se ishte i përbërë nga “njerëzit e fjalëve dhe jo veprimit”.

Në vitin 2000, Bagdadit i hanin duart për luftë. Ylli i futbollit Shumica e asaj që ne dimë për Bagdadin, ndërmjet viteve 2000 dhe 2004, ka të bëjë me jetën e tij personale, madje me detaje të shumta. Ai duket se ka patur dy gra dhe gjashtë fëmijë. Xhamia ishte edhe vendi, që i lejonte të kënaqte pasionin e tij për ndeshjet e futbollit. Xhamia kishte një klub futbolli, dhe Bagdadi ishte ylli i ekipit, dhe mbahet mend si “Messi Ynë”, një referencë për futbollistin e madh argjentinas, Lionel Messi.

Shokët kujtojnë se ai e humbiste shpesh durimin, kur nuk arrinte të shënonte. Durimi i tij kishte filluar të bëhej i brishtë, për shkak të sjelljeve joislame që ai vërente. Sipas një fqinji, Bagdadi u mërzit pa masë një ditë, kur pa dy dasmorë që vallëzonin me njëri­tjetrin. “Si mundet që burrat dhe gratë të vallëzojnë së bashku?”­ bërtiti ai. Bagdadi e detyroi çiftin të ndërpriste vallëzimin. I burgosuri Në fund të vitit 2003, pasi amerikanët kishin mundur dhe shpërbërë ushtrinë e Sadamit, Bagdadi ndihmoi në krijimin e Jaysh Ahl alSunna Wa­l­Jamaah (Ushtria e Popullit Sunit dhe Solidaritetit të Përbashkët), një grup kryengritës që luftoi trupat amerikane dhe aleatët e tyre lokalë në Irakun verior dhe qëndror. Bagdadi u arrestua gjatë një bastisjeje të trupave amerikane, dhe u dërgua në kampin e Bucca­s në  Irak në shkurt të viti 2004. Gjatë 10 muajve në paraburgim, ai e fshehu militantizmin e tij, dhe iu përkushtua mësimit fetar.

“Bagdadi ishte një person i qetë”,­ kujton ish­shoku i tij në burg, në kushte anonimiteti. “Ai kishte karizëm, dhe mund ta ndjeje se ishte dikush i rëndësishëm”. Shumica e 24 mijë burgosurve në kamp ishin arabë sunitë, që kishin shërbyer në ushtrinë dhe shërbimet inteligjente të Sadamit. Kur ky i fundit u rrëzua nga pushteti, ata u përzunë nga ushtria, për shkak të epërsisë së shumicës shiite të shtypur prej një kohë të gjatë.

Nëse kur ata kishin mbërritur në kamp pak prej tyre ishin xhihadistë, shumica prej tyre u bënë të tillë kur dolën prej aty. Manifeste radikale xhihadiste qarkulluan lirisht, nën sytë vigjilentë të amerikanëve. “Rekrutët e rinj u përgatitën në mënyrë që kur të liroheshin, të përgatisnin bomba”,­ kujton ish i burgosuri. Shumë nga ish­baathistët në Bucca, disa prej të cilëve u miqësuan me Bagdadin, më vonë do të rritet në detyrë në radhët e Shtetit Islamik. “Nëse nuk do të kishte burgje amerikane në Irak, s’do të kishte as Shtet Islamik”,­ shton ai.

Si u krijua ISIS­i

Vetëm dy muaj para lirimit të Bagdadit, AlKaida krijoi një degë të rrjetit të saj të terrorit në Irak, duke tërhequr edhe një celulë të milicisë xhihadiste që drejtohej nga Abu Musab al­Zarkavi nga Jordania, që donte të krijonte një Shtet Islamik. Ai mendoi të përdorte AlKaidën në Irak, për të provokuar një luftë civile sektare mes pakicës sunite dhe shumicës shiitëve. Me siguri, Bagdadi do të ketë takuar xhihadistët e rrethit të Zarkavit, gjatë kohës së qëndrimit në Bucca. Pas lirimit, Bagdadi shkoi në Damask për të kryer disa misione për llogari të Al­Kaidës. Asokohe, presidenti sirian, Bashar Al­Asad, kishte bërë një sy qorr ndaj tubimit të luftëtarëve të huaj në Irak, për të ndëshkuar Shtetet e Bashkuara për shkak të pushtimit të vendit; të njëjtat hordhi që do të kthehshin kundër tij në vitin 2011. Në vitin 2006, Al­Kaida në Irak, formoi një organizatë ombrellë për grupet xhihadiste që po i rezistonin pushtimin amerikan.

Grupi i Bagdadit, ishte një nga të parët që iu bashkua. Kur Zarkavi u vra gjatë një sulmi ajror amerikan në qershor të atij viti, pasardhësi i tij, Ebu Ejub El­Masri, një xhihadist egjiptian shpalli themelimin e Shtetit Islamik në tetor dhe e shpërbëri Al­Kaedën në Irak, duke njoftuar se ushtarët e saj ishin tanimë pjesë e ISIS­it. Udhëheqësit e rinj të Shtetit Islamik, shpresonin se të huajt do të mendonin për organizimin e tyre, si një shtet i pavarur apo edhe fillimet e një kalifati të restauruar, si perandoria e madhe e islamit të hershëm. Për shkak të kredencialeve të tij shkencore, Bagdadi u caktua në krye të punëve fetare të Shtetit Islamik, në disa prej “krahinave” të saj saj irakene. Kurorëshkelësit që u kapën u ekzekutuan përmes gjuajtjes me gurë, ata që pinin alkool rriheshin në publik, hajdutëve u priteshin duart, dhe “mosbesuesit” apo cilido që sfidonte programin e Shtetit Islamik, u ekzekutuan. Në prill të vitit 2010, një komando amerikane rrethoi dhe vrau në rrethinat e Tikritit Ebu Umerin dhe Masrin.

Me vdekjen e tyre, Këshilli Konsultativ zgjodhi si drejtues të përkohshëm kreun e këshillit ushtarak të Shtetit Islamik, Haxhi Bekri. Ai vendosi që të zgjedhë si kreun e Kalifatit Bagdadin 39­vjeçar, me mendimin se ky mund të ishte më i përpunueshëm se konkurrentët e tjerë. Këshilli zgjodhi emirin e ri të Shtetit Islamik, me 9 vota pro dhe 2 kundër.

Bagdadi dhe Haxhi Bekri, ishin të vendosur të zgjeronin hartën e lutimeve dhe pushtuar territorin e nevojshëm për krijimin e një Kalifati. Shtimi i trazirave në Siri në vitin 2011, ishte në favor të tyre. Bagdadi dërgoi një nga operativët e tij sirianë, për të themeluar një degë sekrete të Shtetit Islamik brenda atij viti. Kjo degë, e njohur më vonë si Fronti Nusra, fillimisht sulmoi civilët, si pjesë e një fushateterrori klandestin për të mbjellë kaos. Shpresa ishte se Shteti Islamik do të qe në gjendje që të përfitonte nga ky kaos, për t’i hapur rrugën pushtimeve masive. /Bota.al/

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë