PROFIL/ Gruaja e gjyqtarit u vetëvra dje në Tiranë, lamtumira e fundit i jepet në Shkodër

PROFIL/ Gruaja e gjyqtarit u vetëvra dje në Tiranë, lamtumira e fundit i jepet në Shkodër

Enkeleida Hallunaj dhe gjyqtari Dritan Hallunaj

SHKODER- Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, 37-vjeçarja Enkelejda Hallunaj u përcoll sot në orën 13:00 në banesën e fundit në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e Shkodrës. 

Pikërisht në qytetin ku lindën, bashkëshorti gjyqtar, Dritan Hallunaj mori vesh një ditë më parë lajmin e kobshëm atë të vetëvrasjes së Enkelejdës.

37-vjeçarja, nënë e një vajze që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tetë i ballkonit të shtëpisë së prindërve ishte stomatologe pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës.


Lajmërimi i vdekjes për gruan e gjyqtarit

Nga hetimet e deritanishme thuhet se shkak për të ndërmarrë aktin e rëndë janë bërë shqetësimet psikike që kishte shfaqur e reja. Report Tv raportoi një ditë më parë se pranë trupit të pajetë në rrugë, asaj i janë konstatuar në duar edhe disa ilaçe që duhet ti pinte.

Enkeleida Hallunaj


Gjyqtari i Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj

Ora 14:22
Tiranë, hidhet nga pallati bashkëshortja e Gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj/FOTO
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

    Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës