Renato Milloshi,djali i ish-kreut të Partisë Komuniste Shqiptare Hysni Milloshi, ka qenë dënuar nga gjykata e Tiranës për mbajtje pa lejë të armëve sportive.
Vendimi është marrë në 30 mars 2015, pasi gjatë gjykimit u provua se Milloshi dhe e dashura e tij Sesilia Egra, kanë keqtrajtuar dhe më pas kanosur me armë, shtetasin Mareglen Abedini, i cili ka qënë ish-i dashuri i të pandehurës Sesilia Egra.
Kjo e fundit për këtë krim është dënuar me 4 muaj burgim, ndërkohë dali i Hysni Milloshit, është deklaruar fajtor dhe dënuar me 2 milion lekë gjobë, shumë të cilën duhet ta shlyejë brenda një periudhe nj vjeçare.
Sipas vendimit të gjykatës së kryeqytetit konflikti mes dy të pandehurve Sesilia Egra, Renato Milloshit dhe shtetasit Mareglen Abedini, ka ndodhur në muajin nëntor 2014 në orët e vona të natës.
Goditja me qytë
Të dy të pandehurit kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në automjetin e të pandehurit Renato Milloshi.
Pikërisht kur të dy të pandehurit kanë qënë ndodhur në vendin e quajtur Rruga “Avdyl Frashëri” në kryeqytet në afërsi të Librit Universitar, ata kanë parë shtetasin Marenglen Abedini, i njohur për të dy të pandehurit, pasi sipas organit të akuzës ky shtetas para disa kohësh ka patur një lidhje të afërt me të pandehurën Sesilia Egra.
Rezulton nga aktet se në këtë moment kur shtetasi Marenglen Abedini, ka qënë duke hyrë në automjetin e tij, atij i është afruar i pandehuri Renato Milloshi, i cili ka hapur derën e mjetit të tij dhe me një armë sportive të cilën ai e mbante pa leje të organeve kompetente, e ka goditur atë në kokë me qytën e saj, dhe ka tentuar të mos lejojë shtetasin Marenglen Abedini, të largohet duke i marrë çelsat e mjetit të tij.
Kanosja me armë
Pas një përleshje fizike midis të dyve dhe ndërsa të pandehurit Renato Milloshi i bije pistoleta në tokë, shtetasi Marenglen Abedini drejtohet për në mjetin e tij, me qëllim që ti merrte çelsat e tij,ku tashme atje ndodhej e pandehura Sesilia Egra, pikërisht kjo e fundit ka marrë armën sportive të pandehurit Renato Milloshi dhe duke ja drejtuar atë shtetasit Marenglen Abedini me armën në pozicion qitje e ka kërcënuar atë me shprehjet “…Largohu largohu…!”.
Pas kësaj ngjarje të dy të pandehurit Sesilia Egra dhe i pandehuri Renato Milloshi,janë larguar ndërsa në vend ngjarje kanë mbërritur forcat policore ku midis veprimeve të para hetimore dhe proçeduriale, kanë konstatuar të hedhur në tokë pistoletën me mbishkrimin “Erma” së bashku me 4 fishekë të cilën e kanë sekuestruar.
dy.b/shqiptarja.com