Ibrahim Lici dhe Barush Bregu
Barush alias Bajram Bregu është personi që ka qëlluar dje me armë zjarri në ajër në Kiras të Shkodrës teksa policia i ishte vënë në ndjekje së bashku me një tjetër person, i cili tashmë është arrestuar. Barush Bregu është shpallur në kërkim 1 ditë pas vrasjes së dyfishtë në Shkodër me autor Ragip Gilën, ngjarje e ndodhur më 8 shtator 2025. Ai dyshohet si personi që i siguroi armën autorit, i cili la të vdekur Liridon Krajën dhe Armaldo Palin, ndërsa u plagos aksidentalisht kamerierja e lokalit. Shënjestër ishte Erogen Bajri.
Barush Bregu është një emër i njohur për blutë e Shkodrës dhe me një të kaluar kriminale në fushën e narkotikëve, por jo vetëm. Prej vitesh, Bregu njihet një nga njerëzit kryesorë të vrasjeve për llogari të grupit Lici.
Në vitin 2012, ai ka ndryshuar emrin nga Bajram në Barush. 39-vjeçari është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “trafikim të lëndëve narkotike".
Më 4 maj 2019, Bregu u arrestua në Komunën e Parisit në Tiranë, pasi rezultonte i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe kishte masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje. Po ashtu, gjatë një aksioni në shtatorin e 2018-ës, pas vrasjes së Fatbardh Licit, në banesat e fisit Lici u gjet një armë zjarri automatike e cila kishte gjurmët e gishtave të Bregut.
Bregu u arrestua në 2019-ën nga një operacion i RENEA-s me snajperë të vendosur në pika të larta të pallateve, e cila bastisi banesën ku fshihej i riu. Në pranga ra edhe Bajram Çekorja nga Shkodra, personi që e kishte ndihmuar të fshihej.
Lajmi kryesor:
Në kërkim për masakrën me dy të vrarë në Shkodër, 'ushtari' i Licëve i shpëton sërish policisë pasi qëlloi me armë! Nuk i ndaluan patrullës, në pranga dhe 2 shokët e tij (EMRAT)












