Këngët e tij kanë trajtuar gjithmonë probleme të mëdha sociale, siç është droga, në këngën “Mos pi mall, bëj palestër”, bashkëpunim me mikun e tij Ermal Mamaqi.
Ndërsa Doktor Flori, si pjesë e grupit mjaft të njohur “West Side Family” do të mbahet mend edhe për bashkëpunimin me ish-kreun e Bashkisë së Tiranës dhe ish-kreun e opozitës, tashmë kryeministër, Edi Rama. Kënga e parë e debutuar nga ta, ishte “Tirona”, prej nga doli edhe shprehja “Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”.
Më pas ky bashkëpunim u pasua në vitin 2009 me këngën “Çohu”.
Pas këtyre dy bashkëpunimeve me Ramën, vitin e kaluar Dr Flori prezantoi për publikun një këngë që kritikonte kryeministrin Rama, në kohën kur u ngjiz edhe koalicioni PS –LSI.
Gjithashtu Dr. Flori ka qenë pjesë e një video sensibilizuese, e cila thekson funksionin dhe rëndësinë e policisë. Nëpërmjet klipit “Së bashku” të kënduar prej tij dhe këngëtares Mariza Ikonomi, ku kanë marrë pjesë edhe personazhe të tjerë të njohur.
Këngëtari 35-vjeçar me origjinë nga Kuçova, pas ndarjes nga grupi “West Side Family” e ka vijuar karrierën e tij si solist. Ai ka qenë edhe fitues i edicioni të tretë të reality show-t “Vip Shpija” në Kosovë, fitore që siç e cilësoi ai erdhi pikërisht sepse ishte konkurrenti më i sinqertë.
Video/ Bashkepunimi i Dr.Florit me Ermal Mamaqin: Do te vij te dielen
Video/ Bashkepunimi i Dr.Florit me Aurela Gaçen: Origjinale
