Vetëm pak ditë më parë Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza, doli në një protestë paqësore për dhunën ndaj gruas. Sipas kryetares së Bordit të Qendrës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, Iris Luarasi, vetëm për këtë vit kishin humbur jetën 22 femra si pasojë e dhunës. Një nga arsyet se përse është rritur në mënyrë alarmante, qoftë edhe numri i atyre njerëzve që denoncojnë, qoftë edhe numri i viktimave që kanë humbur jetën, vjen nga kultura e mosndëshkueshmërisë që është në vendin tonë. Vrasja e fundit që ndodhi dje në Vlorë, e ka çuar numrin e viktimave në 23. "Shqiptarja.com", në këtë shikim sjell se si janë vrarë dhe kush i ka vrarë 23 viktimat që kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij viti.
Më 2 shkurt u vra Eleni Basho laborante, ajo u qëllua me tre plumba. Viktima u qëllua rreth 30 metra larg banesës së saj. Ajo humbi jetën rrugës për në spital. Eleni Basho ishte nënë e dy fëmijëve. Vrasja e saj mbetet ende mister.Po atë datë në Tiranë te "Komuna e Parisit" u vra Megi Jokiçi, policia pohoi se Megi u vra aksidentalisht, ajo ishte duke parkuar makinën e saj, në kohën ku persona të paidentifikuar hapën zjarr nga një makinë, në drejtim të Aleksandër Goçajt dhe Genti Marës.
Më 3 mars nga fshati Luzh të Tropojës vritet Naime Abazi, ajo u vra nga bashkëshorti i saj Xhemal Abazi. Sipas Policisë Xhemal Abazi e ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri për motive të dobëta.
Më 27 mars vritet Leonora Kaloçi, arkëtare në "NGB" Bank, ajo u vra nga Viktor Gushi, gjatë një tentative të këtij të fundit për të grabitur filialin e një banke në Tiranë. Leonora ishte nënë e dy fëmijëve.
Më 19 prill vritet Lahe Sina, 52 vjeçe, ajo u vra nga bashkëshorti i saj, ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë, të Lushnjës. Shazivar Sina 60 vjeç, ka qëlluar me çifte gruan e tij 50 vjeç. Shkak për këtë vrasje dyshohet se janë borxhet e shumta që kishin bashkëshortët.
Më 11 maj vritet në Toshkëz të Lushnjës Rajmonda Sota, 23-vjeçarja u qëllua me armë nga shtetasi Erjon Çjapi. Sipas policisë vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.
Më 14 qershor në Kir të Shkodrës u vrau Marie Çuku, 17 vjeçe. Arsyeja për gjakmarrje.
Më 4 korrik në Lapardha të Beratit u vra Alma Gjata, 35 vjeçarja u godit me sende të forta nga bashkëshorti i saj Sokol Gjata 40 vjeç. Sipas policisë dyshohet se Sokol Gjata e ka vrarë bashkëshorten e tij për motive xhelozie. Po më korrik në Mat, gjendet kufoma një 20 vjeçareje të masakruar
Më 14 korrik në Shëngjin, vëllai masakron familjen e motrës dhe më pas vetëvritet. Sandër Prendi ka qëlluar Dane Prendi 45 vjeçe.
Më 28 korrik në fshatin Brenog të rrethit të Has Gëzim Muslika vrau gruan Pranvera, 30 vjeçe. Ai e ka qëlluar bashkëshorten e tij me pistoletë. Pranvera ishte nënë e 3 fëmijëve. Sipas policisë Gëzimi e ka kryer këtë krim në kushte të rënda depresioni.
Më 2 gusht në Tiranë Arben Koxhaj vrau gruan Manjola Koxhaj ai e ka goditur bashkëshorten e tij me thikë në trup. 32 vjeçarja ishte nënë e 2 djemve. Sipas të afërmve, Arbeni dhe Manjola kishin zënka të shpeshta midis tyre.
Më 2 gusht në Dukagjin të Shkodrës, Mirash Bregu vrau vajzën 14 vjeçe Marjanën dhe më pas vrau veten.
Më 7 gusht në Tiranë, vritet Fatbardha Tafa. 37 vjeçaria u sulmua me thikë nga Aldo Hoxha.
Më 4 shtator në Kukës, gjendet kufoma e një femre në liqenin e Fierzës. Policia tha se kishte gjetur trupin e Thëllënxa Rexhmatit.
Më 12 shator në Pogradec u vra Fatjona Sula, nënë e dy fëmijëve, ajo u masakrua me gurë në kokë nga Çelnik Maliqi, 27 vjeç.
Më 24 shtator në Lezhë, vritet Miranda Shtjefni, po atë ditë u vra edhe bashkëshorti dhe fëmija i tyre. Autori i vrasjes është Kastriot Zhupa, 38 vjeç, fqinjë me viktimat.
Më 26 shtator në Mallakastër vritet Azbie Myftari 52 vjeç. Ende nuk dihet kush janë autorët. Pasi po në atë ditë u vra edhe bashkëshorti i saj.
Më 30 shtator vritet Eliverta Çoçka, për motive xhelozie nga ish dashuri i saj, 52-vjeçarin Viktor Rozani.
Më 6 tetor në Tiranë vritet Rolanda Doku. 36 vjeçaria është vrarë nga bashkëshorti Edmond Doku 44 vjeçar. Arsyeja: dyshohet për shkak të urdhërit që kishte lëshuar gjykata që ky i fundit mos ti afrohej Rolandës.
Më 12 tetor një vrasje do trondiste Durrësin , ku Shaban Norja, 80 vjeç vrau Aishe Vatën, 18 vjeçe. Pasi Aishe Vata, nuk pranoi të abortonte fëmijën që kishte me Shaban Norjan. Aishia dhe Shabani kishin një lidhje prej 4 vitesh.
Më 19 tetor në Durrës, vritet Lime Dedej, ajo u vra nga bashkëshorti i saj 48 vjeçari Bujar Dedej. Ky i fundit e ka goditur gruan e tij me çekiç në kokë pas një zënke
Më 12 nëntor në Elbasan, vritet Vergjinushe Hasani, 43 vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj Agron Hasa për motive xhelozie
Më 10 dhjetor në Vlorë, (dje) vritet Mushaqe Çeliku, 33 vjeçaria ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e tretë. Ajo u vra më sqepar nga Shpëtim Çeliku bashkëshorti i saj.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 11 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com