Rreth 50 milionë italianë do të votojnë për kandidatët në zgjedhjet e Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit të Republikës Italiane. Votimet do të zhvillohen pranë qendrave të votimit gjatë ditëve të së dielës 24 shkurt nga ora 8,00 deri në orën 22,00 dhe të hënës 25 shkurt nga ora 7,00 deri në orën 15,00.
ROBERTO MARONI
Aleati kryesor i Berlusconi në zgjedhjet e ardhshme të Italisë, Roberto Maroni po kandidon në zgjedhjet rajonale në Lombardi që do të zhvillohën në të njëjtën kohë të zgjedhjeve parlamentare. Ai themeloi Ligës së Veriut së bashku me Umberto Bossi në vitin 1980.
Kandidatura e Maronit si kryetari rajonal i Lombardisë është propozuar nga Lidhja e Veriut, e cila është duke u përpjekur për tu ri-lidhur me elektoratin e saj tradicional pas disa skandaleve të fundit që përfshinë ish liderin e Ligës Umberto Bossi.
Detyra si kryetari i rajonit të Lombardisë është më e rëndësishme sa që një ministër dhe unë them këtë se kam qenë një ministër tri herë ", ka thënë Maroni. Unë jam një federalist i bindur dhe kam vënë territorin tim, Lombardinë, para çdo gjëje tjetër.
Gjatë kësaj fushate elektorale ai është përqëndruar në çështjet rajonale dhe makro-rajonale dhe madje ka thënë se do të heqë dorë nga udhëheqja e partisë pas zgjedhjeve. E njëjta gjë vlen nëse ai humb: partia do të ketë një udhëheqës të ri.
"Nëse unë të fitojë në Lombardi, një fazë e re duke u krijuar një euro rajon e cila mund të ndryshojë historinë në rajonet veriore të Italisë dhe në Evropë”.
Një tjetër aspekt kyc i axhendës elektorale të Maronit është dhe ccështja e taksave ku italianët veriorë paguajnë më shumë se 75 për qind të taksave në krahasim me pjesën tjetër të Italisë.
NICHI VENDOLA
Nichi Vendola, kryetari aktual i rajonit të Puljas që prej vitit 2005 mbështet kandidimin e Pier Luigi Bersanit si kryeministër në zgjedhjet parlamentare italiane. Në tetor 2010 pas shumë polemikave brenda të majtës fitoi kreun e partisë "E majta Ekologji Liri".
Shanset e Italisë për një qeveri të qëndrueshme pas zgjedhjeve mund të mbështetet nga dy politikanë që vështirë të jenë në koalicion: ish-komunisti Nichi Vendola dhe ekonomisti rreptë Mario Monti.
Kritikat e tyre reciproke janë intensifikuar gjatë javëve të fundit të fushatës dhe të dy kanë deklaruar vizionet e tyre të papajtueshme për vendin.
Monti ka sulmuar Vendola si një pengesë për reformat e nevojshme ekonomike dhe ka nxitur liderin e Partisë Demokratike Pier Luigi Bersani të jetë partneri i tij në koalicion, ndërsa Vendola thotë se Monti çoi Italinë në dëshpërim ekonomik dhe social me masat shtrënguese e tij të ashpëra.
Ata janë hasur edhe në shumë polemika në ligjërimin e martesave të homoseksualëve ku Monti, një katolik i devotshëm deklaroi se është kundër martesës të së njëjtit gjini. Ndërsa Vendola ka bërë një fushatë të gjatë për të legalizuar martesën e homoseksualëve në mënyrë që ai mund të martohet me të dashurin e tij.
Duke iu drejtuar gazetarëve në Romë të enjten, Vendola tha se rezultati i zgjedhjeve në Itali mund të ketë një efekt të rëndësishëm në Europë duke u referuar edhe suksesit të qendrës së majtë në France.
PIER LUIGI BERSANI
Asnjëri nuk ishte i lumtur sesa sekretari i përgjithshëm i partisë Demokratike Pier Luigi Bersani natën që Silvio Berluskoni la detyrën si kryeministër në nëntor 2011.
Ai doli në rrugë së bashku me qindra e mijëra mbështetës për të festuar një epokë të re në politikën italiane.
Bersani si kandidat për kryeministër i koalicionit “Italia e mira e të gjithëve”, ka punuar ethshëm në fushatën e tij elektorale për të hapur një fazë të re të rimëkëmbjes së vendit, në selinë e kryeministrisë, në pallatin Chigi.
“Deri tani këmi bërë një betejë të mirë dhe skemi treguar përralla dhe nuk do ti tregojmë dhe se kemi besimin se Italia do tja dalë mbanë dhe në këto zgjedhje do të triumfojmë – është shrehur kreu i Koalicionit të Qendrës së Majtë.
Në sondazhet e fundit Bersani renditet në vendin e parë duke arritur përqindjen më të madhe të nivelit të mbështetjes dhe shpreson që partia e tij të rimarrë pushtetin pas një mungese pesë-vjeçare.
Djali i një mekaniku i cili u rrit pranë qytetit verior të Piacenza, Bersani ka treguar imazhin e tij provincial dhe është zotuar se në primare e qeverisë së re do të jenë zgjidhjet e shqetësimeve të qytetarëve të zakonshëm.
Anketat e fundit tregojnë se Bersani do të marrë shumicën në Dhomën e Ulët dhe se është i interesuar për të bashkuar forcat me Mario Montin kundër Silvio Berluskonit, të cilin e sulmonjë thuajse cdo ditë në daljet e tij televizive i cili ka ngushtuar hendekun mes qendrës së majtë dhe të djathtës në mënyrë të vazhdueshme që nga momenti që u rikthye në politikë.
BEPPE GRILLO
Surpriza e kësaj fushatë elektorale në Itali ka qenë ish komediani Beppe Grillo i cili ka sfiduar partitë e mëdha politike me lëvizjen e qytetarëve “Lëvizja Pesë Yje”.
Grillo njihet për sulmet e tij sarkastike ndaj qeveritarëve të vendit dhe ka premtuar luftë kundër korrupsionit dhe se Italia duhet të dalë nga eurozona.
Në zgjedhjet lokale në maj 2012 Lëvizja 5 Yje tronditi politikën italiane duke fituar kontrollin e qytetit verior të Parmës dhe disa qytete të vogla të Italisë duke patur mbështjetjen e votuesve që janë shprehur të pakënaqur nga stanjacioni ekonomik dhe masat shtrënguese.
Lëvizja e tij mbështet të gjitha klasat sociale dhe grupmoshat pavarësisht nga fakti se asnjëri nga kandidatët e tij nuk kanë ndonjë përvojë politike.
Në axhendën elektorale të lëvizjes së tij “5 yjet ”, është transparenca dhe shtetëzimi i bankave. Grillo ka kritikuar gjtihmonë teknokratin Mario Monti pasi ai përfaqëson interesat e bankave në vend të qytetarëve. Sondazhet thonë se lëvizja e Grillo është forca e tretë më e madhe e Italisë politike.
"Unë shqetësohem se si djali im do të jetojnë në 20 vitet e ardhshme. Çfarë do të hajë? Çfarë uji do të pij? Por unë dua këtë ëndërr tani," tha Grillo në një miting në Romë gjatë fushatës së tij elektorale.
Grillo nuk garon për post, për shkak të një dënimi të hershëm për vrasje pa paramendim, pas vdekjes së tre pasagjerëve, kur makina që ai drejtonte në 1981, doli nga rruga e u përplas.
MARIO MONTI
Ish kreu i qeverisë teknike Mario Monti dha dorheqjen më 22 dhjetor 2012 në Pallatin e Quirinales para presidentit italian Giorgio Napoletano. Ju falenderoj që më lejuat ti përmbyll këto 13 muaj të vështirë, por mbreslënës, - u shpreh Monti.
Dorëheqja e tij erdhi pas miratimit të buxhetit italian të 2013-s me 309 vota pro dhe 55 kundër nga parlamenti.
Qeveria teknike e udhëhequr nga ish komisioneri u fut në krizë më 8 dhjetor 2012 pasi mazhoranca e Partisë së Populli i Lirisë nuk i dha votbesimin në Senat. Fabrizio Cicchitto, kreu i qendrës së djathtë të PDL-s në dhomën e ulët, tha në atë kohë se partia u tërhoq nga votimi për të kritikuar politikat ekonomike të ndërmarra nga Monti.
Ish – komisioneri i BE-së zëvëndësoi Silvio Berluskonin pas dorëheqjes së tij në nëntor 2011 për të udhëhequr një qeveri teknokrate në kohën e krizës financiare të Italisë.
Gjatë qeverisjes së tij si teknokrat Monti ndërmori një sër masash për zbatimin e paketës së kursimit që synonte të kthente stabilitet në tregjet financiare vendase dhe europiane.
Vetëm tre ditë më pas Monti i dha fund spekulimeve për të ardhmen e tij politike duke shkruar në mbrëmjen e Krishtilindjes në profilin e tij në Tëitter se së bashku kemi shpëtuar Italinë nga shkatërrim dhe tani duhet rinovuar politika. Të ankohemi nuk ia vlen, të mos kursehemi po. Le të ngjitemi në politikë.
Monti, statusi i të cilit si senator i përjetshëm i lejon të mos marrë pjesë në zgjedhje për të pasur një post, këmbëngul se grupi i tij “Lista Monti” mund të fitojë më një rezultat domethënës në zgjedhjet e 24 – 25 shkurtit.
Monti u shpreh se aleanca do të përpiqej të kapërcente pengesat politike dhe fraksionet për të mbrojtur një agjendë të reformuar me synimin për të riparuar problemet e mëdha në ekonominë italiane.
Monti mbetet një personazh i preferuar i investitorëve ndërkombëtarë, kishës katolike dhe bizneseve private duke restauruar vendin dhe besueshmërinë e tij pas skandaleve të Silvio Berluskonit.
Gjatë qeverisjes së tij për 13 muaj Monti është vlerësuar si një teknokrat i orientuar dhe profesionaliteti dhe lidhjet e mira me institucionet e BE-se janë konsideruar si kyci i suksesit në rimëkëmbjen e Italise.
Gjithësesi italianët janë shprehur të lodhur nga taksat dhe shkurtimet e borxhit që Monti imponoi, dhe sondazhet më të fundit tregon se 60 për qind e tyre nuk dëshirojnë që ai të garojë në zgjedhje.
SILVIO BERLUSCONI
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi konfirmoi në fillim të dhjetorit se do të garojë për të katërtën herë për këtë post në zgjedhjet parlamentare të 24 dhe 25 shkurtit.
Berlusconi tha se vendimi i tij erdhi pasi partia e tij Populli i Lirisë nuk arriti të gjejë një lider tjetër po aq popullor sa ai pasi zakonisht duhet kohë që dikush të imponohet si lider duke iu referuar sekretarit të përgjithshëm të partisë, Angelino Alfano.
Berlusconi udhëheq koalicionin e qendrës së djathtë dhe është shprehur se është rikthyer në politikë për shkak të “ndjenjës së përgjegjësisë”.
Berlusconi gjithmonë ka këmbengulur se politikat antikrizë të kryeministrit Mario Monti kanë dëmtuar imazhin e Italisë dhe se ai është zhgënjimi më i madh në jetën e tij pasi ai nuk e njeh realitetin ekonomik.76 vjeccari ka bërë përgjegjëse Gjermaninë për situatën e keqe ekonomike në vendin e tij, sepse qeveria e Berlinit ka kontribuar në masat e kursimit, që vendosi BE-ja.
Në agjendën e tij Berlusconi ka paraqitur se do të rimbursjë taksën IMU, shumë të urryer nga familjet italiane mbi pronën e shtëpisë së parë. Kjo taksë thotë Berlsuconi ka zhvlerësuar pasurinë e patundshme dhe ka ndërprerë aktivitetin e ndërtimeve dhe se ka shkaktuar frikë dhe ankth për italianët në të ardhmen.
Mes të tjerash ish kryeministri ka premtuar se do të paraqesë në Parlament, në muajin e parë të qeverisje së tij një ligj që do të shfuqizojë financimin publik të partive politike" dhe do to përgjysmojë numrin e parlamentarëve"
Gjithashtu ka thënë se nuk do të shkurtojë vendet e punës në sektorin e shëndetësisë pasi është një nga angazhimet e tij kryesore në këtë sektor të rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve italianë.
76 vjeçai u tërhoq nga posti i kryeministrit në nëntor të vitit 2011 për shkak të problemeve që Italia pati me krizën ekonomike.
Politikani më i pasur dhe i suksesshëm i Evropës është i njohur për batutat e tij pikante dhe për skandalet për evazion fiskal e aferave seksuale.
Rikthimi i tij në politikë shikohet si një rrezik për stabilitetin ekonomik nga shumë eksponentë politikë të BE-së ku e kanë cilësuar si një kërcënim për Evropën.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com