Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një kërkesë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit të Krimit të Organizuar (GJKKO), që të lejojë transmetimin live të seancave gjyqësore që po zhvillohen ndaj tij.
Po ashtu, në kërkesën e tij Veliaj pretendon se transmetimi live i seancave gjyqësore është një detyrim për gjykatën dhe jo çështje zgjedhje.
Kjo kërkesë e Veliajt vjen pas një kërkese që kryebashkiaku dërgoi më herët në Gjykatën Administrative, ku po zhvillohet seanca gjyqësore për padinë e kryebashkiakut ndaj prokurorit të posaçëm, Ols Dado. Kujtojmë se Veliaj i kërkoi Gjykatës Administrative shfuqizimin e dekretit që e bëri prokuror Ols Dadon, pasi sipas tij nuk ka plotësuar asnjë kusht për t’i emëruar si i tillë.
Një argument i kryebashkiakut, i paraqitur në kërkesën në Administrative, është edhe shembulli i Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë transmeton live seancat publike, si standard për garantimin e transparencës dhe aksesit të qytetarëve në drejtësi. Sipas Veliajt, kjo praktikë duhet të shërbejë si model për të gjitha gjykata.
Komente











Eh mor Erion, t'ia jepje ate leje shtese noterit fshatar dhe do e kishe me te lehte me Sigurmsat e Spakut qe te denojne pa gjyq siç bente idhulli i tyre Aranit çela dikur... Shpresojme qe avokati socialist Ndreca te jete me i arismuar se shumica e atyre pseudo prokuroreve ne Spak...
Përgjigju