Profili i Hillary Clinton, shansi
i dytë për Shtëpinë e Bardhë 

Profili i Hillary Clinton, shansi<br />i dytë për Shtëpinë e Bardhë 
Hillary Clinton mund të jetë presidentja e parë e fuqisë më  të madhe botërore, SHBA.

Të gjithë e njohim si bashkëshortja e ish-presidentit Bill Clinton dhe ish-sekretare shteti.

Por kush është Hillary Clinton e cila pas zgjedhjeve të 8 nëntorit mund të shndërrohet një nga njerëzit më të rëndësishëm të historisë amerikane dhe jo vetëm. Clinton në këto zgjedhje përfaqëson Partinë Demokratike.

Nga viti 2009 deri në 2013 ajo ka shërbyer si sekretarja e 67 e shtetit amerikan, ndërsa nga viti 2001 deri në 2009 ka qenë senatore e shtetit të New York.

Sigurisht emri i Hillary Clinton mbahet mend edhe më herët, pasi ka qënë Zonja e Parë e SHBA gjatë viteve 1998-2001, kur bashkëshorti i saj Bill Clinton shërbeu si president.

Hillary Diane Rodham Clinton ka lindur në 26 tetor 1947 në Çikago dhe është diplomuar në degën e drejtësisë.

Pasi shërbeu si këshilltare ligjore, ajo lëvizi në Arkansas dhe në vitin 1975 u martua me Bill Clinton dhe trashëgimtarja e tyre është vajza e njohur me emrin Chelsea.

Në 1977 ajo themeloi organizatën për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve. Ajo u cilësua si gruaja e parë partnere e Korporatës së Shërbimeve Ligjore.

Në rolin e bashkëshortes së presidentit, ajo udhëhoqi një grup pune në Arkansas, ndihmoi të reformoheshin shkollat publike dhe jo vetëm.

Si Zonjë e Parë ajo ndihmoi në krijimin e programit për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve duke u marrë edhe me çështje që kishin të bënin me mbrojtjen e familjes e adoptimin.

Madje në një fjalim të 1995 në Kinë Clinton u shpreh se të drejtat njerëzore janë të drejtat e grave dhe të drejtat e grave janë të drejtat njerëzore.

Sigurisht në backgrandin e saj nuk mund të harrohet kriza në familjen e saj martesore njohur ndryshe si skandali Lewinski.

Në vitin 1998 shpërtheu skandali seksual ku ishte i përfshirë Bill Clinton por lidhja e tyre mbijetoi pavarëisht zhurmës që u shkaktua.

Në vitin 2000 zonja Clinton u zgjodh si gruaja e parë senatore nga New York dhe e para Zonjë e Shtëpisë së Bardhë që merrte një detyrë shteterore. 

Pas sulmeve të 11 shtatorit ajo votoi që të aprovohej lufta në Afganistan, revolucionin në Irak, e ndërsa votoi kunder shkurtimit të taksave të miratuara nga presidenti Bush.
 
Duke iu rikthyer historisë presidenciale.

Por nuk është hera e parë që zonja Clinton garon për presidente.

Në vitin 2008 ajo u shfaq si kandidate por humbi në zgjedhjet brenda partisë, pasi përballë saj ishte presidenti aktual Barack Obama.
 
Gjatë administratës së Obamës në vitet 2009-2013 ajo shërbeu si sekretare shteti duke u përfshirë në pranverën arabe dhe miratimin e ndërhyrjes së SHBA në Libi. 

E në fakt puna si ish-sekretare shteti ka qënë edhe një nga çështjet kryesore që rivali i saj Trump e ka sulmuar politikisht.

Clinton u shqua si sekretarja që ka udhëtuar më shumë dhe ka promovuar përdorimin e rrjeteve sociale në rritjen e pushtetit të shteteve amerikane.

Çështja e Bengazit sulmi i ndodhur në janar 2013, çka përmendet e sulmohet edhe sot ishte një goditje për të.

Gjatë kësaj ngjarje humbën jetën 4 shtetas amerikanë por Clinton mbrojti veprimet e saj.

Pas largimit nga admistrata Obama ajo shkroi librin e 5 dhe la të kuptohej se do të merrte pjesë për herë të dytë në zgjedhjet presidenciale 2016.

Ishte pikërisht Hillary Clinton e cila arriti të fitonte në primaret e Partisë Demokratike duke dalë si kandidataje presidenciale që do përfaqësonet demokratët në zgjedhjet e 8 nëntorit.

Si pjesë e platformës të fushatës elektorale 2016, ajo ka theksuar se do të angazhohet për rritjen e të ardhurave, mbrojtjen e grave e te emigrantëve, sigurisht pa lënë jashtë edhe politikën e jashtme një nga pikat e saj të forta.

E përfshirë në një fushatë të pazakontë me plot surprizia Hillary Clinton ia doli, dhe sot është kandidatja e cila nga ish-zonja e parë e shtetit mund të jetë presidentja e parë grua e SHBA, dukë lënë gjurmë në histori.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!