Gramoz Ruçi është kryetari i ri i Parlamentit gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisë Rama.
Ruçi do të zëvendësojë në postin e kreut të Parlamentit, Ilir Metën, i cili tashmë mban postin e Presidentit të Republikës.
Po kush është Gramoz Ruçi?
Gramoz Ruçi lindi në Tepelenë, më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi. Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin e arsimtarit.
Veprimtarinë politike Ruçit ka nisur në vitin 1978 ku deri në vitin 1991 ka qenë nëpunës në organet partiake dhe shtetërore.
Në periudhën shkurt-qershor të vitit 1991 ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme.
Në vitet 1998-1999 ka qenë Sekretar organizativ dhe kryetar i grupit të PS-së.
Nga viti 2010 e në vazhdim Gramoz Ruçi mban postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së dhe atë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Zoti Ruçi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në gjashtë legjislatura.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com