Program i përbashkët me Gjermaninë për bujqësinë! Krifca: Nis në janar, ndihmë për fermerët

Një program i ri për mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve, blegtorëve e agropërpunuesve që mbështetet nga GIZ do të nisë zbatimin në muajin janar. Për të bashkërenduar punën për këtë projekt, në Tiranë ishte Ministri gjerman i Bujqësisë Cem Ozdemir i cili bashkë me homologen Frida Krifca dhanë detaje të këtij bashkëpunimi.

“Gjermania është një partner kryesor për zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme, produktive me standarde të larta të cilësisë, mbrojtjes së ambientit, garantimit të sigurisë ushqimore. Partner që na qëndron pranë në rrugën drejt anëtarësimit, jo vetëm me përafrimin e legjislacionit me BE, por dhe me zbatimin e green agenda sa më efektive të BE në Shqipëri.  Diskutuam me ministrin, mbi të gjithë gamën e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, strategjisë 7-vjeçare, deri tek zhvillimi I një programi të ndihmës për zhvillimin bujqësor dhe zonave rurale që do kenë ndikim të drejt për drejtët ek agropërpunuesit, që nëpërmjet giz do fillojmë në janar të vitit që vjen”, është shprehur ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

“Ne duam të ndihmojmë fermerët tanë në sfidat që i kemi të përbashkëta. Pandeminë, luftën, tani kemi dhe biodiveristetin, klimën. Jam mirënjohës që Deçani i fakultetit bujqësisë dhe bashkëpunon me universitetin e Gjermanisë në fushën e bujqësisë. Rezultat më të lartë në mbrojtje të klimës dhe biodiveristetit”, ka deklaruar ministri gjerman për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Ozdemir.

Temë e diskutimeve mes dy ministrave ishte edhe rritja e shkëmbimit tregtar dhe investimeve të përbashkëta në fushën e bujqësisë. Vizita e Ozdemir në Tiranë, vjen pas takimeve të mbajtura më parë në Gjermani, në kuadër të procesit të Berlinit.  

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet