AUSTRALI - Një program i vënë në jetë në Australi, i cili mëson prindërit se si të njohin e t’i përgjigjën shenjave të stresit të foshnjeve të sapolindura, ka treguar se përmirëson zhvillimin e tyre të trurit.

Programi, i zhvilluar nga psikologia Jeannette Milgron, në spitalin Austin në Melburn, në sajë të kërkimeve të kryera, tregon se më shumë se gjysma e fosnjave të sapolindura kanë vështirësi në zhvillimin e tyre si dhe të mësuarin.

Sipas saj, këto probleme rrjedhin edhe më tej duke u shfaqur në moshën shkollore.

(Gre.M/Shqiptarja.com)