Programet e LSI e PD, eksperti i ekonomisë: Të hiqet fare taksa për pagat e qytetarëve! Spahiu: Edhe taksa 9% mund të dështojë

Programi ekonomik i prezantuar nga Partia Demokratike ditën e djeshme si dhe ajo e LSI-së disa ditë më parë kanë qenë temë e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Pa Protokoll’. Duke prekur disa prej pikave të prezantuara në të dy programet, eksperti i ekonomisë, Alban Zusi shprehet se janë përfshirë shumë aspekte të mira por ka dhe të tjera që mund të përmirësohen.

Për premtimin e taksës së sheshtë 9%, Zusi tha se nuk ka sens që të tatohet paga e qytetarëve por duhet të tatohet kapitali. Sipas tij, nëse nuk tatohet paga, kjo vlerë e cila do të jetë në xhepat e qytetarëve, mund të katërfishohet për shkak të qarkullimit të parave.

“I rëndësishëm është aplikimi i tarifave mbi bazë kostosh. Kemi shifra të larta shërbimesh. Po marr tarifën e infrastrukturës. Për të bërë një stallë, është 30% sa kosto e investimit. Përsa i përket LSI-së, gjëja që kam vlerësuar në programin e tyre është mbështetja e IT. Bizneset e mesme duhen mbështetur për të futur teknologji të reja të menaxhimit të tyre. Në kushtet që jemi sot, është e fundit. Subvencionimi për futjen e të rinjve në punë. Të marrësh një të ri në punë me kostot e tua është një barrë e madhe. Ngritja e inkubatorëve të biznesit është e domosdoshme. Në programin e LSI-së ka një tendencë për të mbështetur prodhimin, nuk vihet re në programin e PD-së. Ato çfarë do të doja të ishte ndryshe do ishte mentaliteti i tatimit. Nuk duhet të taksohet paga por kapitali. Nuk ka sens të tatohet paga. Kali i betejës që ka PD-ja është 9% i sheshtë. Tatimi të bëhet për pagat mbi 5000 euro. Kemi pasur paga të larta. Nëse ka një sens për tatim progresiv duhet për një pjesë (...) Nuk duhet taksuar paga fare. Merrja kapitalit të madh. Atij që punon me fondet publike. Nga të gjitha pagat merr 40 mln euro në vit, po tia lësh këto lek në duar të qytetarëve, biznesi do të qarkullojë dhe mund të katërfishohen” – tha Zusi.

Ndërkohë eksperti i ekonomisë njëkohësisht dhe ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu tha se nuk ka një formulë ekzakte në ekonomi. Sipas tij, edhe mostatimi i pagave ashtu si edhe taksa e sheshtë 9% mund të dështojnë. Por Spahiu thotë se taksa progresive është problematika dhe se LSI ka qenë kundër saj.

“Shqipëria duhet të përcaktojë minimumin jetik. A do jemi ne të aftë ta implementojmë, ne do ta shohim. Përcaktimi i këtij minimumi është esencial. Jemi në një linjë me problematikat që ka ky vend. Përsa i përket pagave (...) Kemi tatuar me 23% punën. Ne kemi qenë kundër taksës progresive. Të gjithë e dimë që në ekonomi nuk ka formula ekzakte për të ditur. Edhe taksa 9% mund të dështojë. PS akoma insiston tek formula e taksës. Ajo që bashkon PD-LSI është sjellja me biznesin e vogël. Të ketë një taksë fikse. Biznesi deri në 14 mln lekë të jetë pa një TVSH. Një person që sot paguhet me 200 mijë lekë të reja, tatimi që paguan sot është 39 mijë lekë. Me taksën e sheshtë, ai kursen 24 mijë lekë. Paga minimale të jetë në nivele plotësuese për një familje” – tha Spahiu.

Disa nga pikat kryesore të këtij programit, për të cilin Basha tha se janë dashur 2 vite për ta hartuar, është hapja e 110 mijë vendeve të punës, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë, (edhe pse më herët kishte premtuar se do e bënte 400 euro), 3 mijë lekë në muaj për bebet për 5 vitet e para të jetës.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 29/01/2021 23:17

    Ky qe e mban veten per ekspert do te bente mire sikur te shkonte te bente cfare do lloj pune ,vetem per nje muaj ne ndonje vend te BE Apo ne SHBA, per ta pare cekun qe do mari ,se sa perqind eshte takxa qei eshte mbajtur nga ceku dhe pastaj te vinte dhe te na bente te zgjuarin ne emision

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'