Rreth 1700 studentë kanë zgjedhur të studiojnë këtë vit në programet profesionale 2 vjeçare. Këtë e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, nga Durrësi ku tha se numri i programeve profesionale ka shkuar në 70 nga 14 që ishte para disa vitesh .
Sipas ministres Nikolla kjo rritje e numrit te programeve dhe pjesëmarrësvve ka ardhur si rezulatat i reformave të ndërmarra nga qeveria në fushën e arsimit të lartë.
Sot që ne flasim nga 14 programe dy vjeçare, ku patjetër universiteti Durrësit ka pas sasinë më të madhe të këtyre programeve, kemi arritur në 70 programe dy vjeçare. Por kjo s’do të thotë që thjesht është vetëm nxitja për të hapur një program, e rëndësishme është që programet duhet të jenë zgjedhje së pari e studentëve dhe së dyti patjetër të adresojnë të gjithë nevojat që tregu i punës ka dhe nëse i referohemi këtij treguesi, shikojmë që ky vit ka shënuar 1655 studentë deri në këtë moment, sepse ju e dini që jemi në proces për të përmbyllur kuotat e fundit. Është një lajm shumë i mirë që në këtë programe Universiteti i Durrësit nuk ka asnjë kuota të lirë, pra kemi një rritje numri të studentëve në programet dy vjeçare që do të thotë një mendësi e re për t’a kultivuar tek të rinjtë dhe të rejat që nuk është thjeshtë dhe vetëm një diplomë “Bachelor” apo “Master” studimesh që mundëson suksesin në tregun e punës, por janë edhe programe të tilla.
Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla
Teksa u ndal tek rritja e numrit të studentëve në programet profesionale tek universitet publike Ministrja Nikolla deklaroi se përfshirja e programeve të reja është do të ndihmojë në plotësimin më tej të nevojave të tregut të punës.”
Nëse shikojmë vërtet në universitetet private janë 40 programe dy vjeçare dhe 30 në universitetet publike. Por nëse i referohemi numrit të studentëve kemi një raport të përmbysur, sigurisht edhe për shkak të gjithë standardit që gjithë universitetet publike ofrojnë, historikut të tyre, cilësisë profesoratit. Kemi 1143 studentë në programet profesionale të arsimit të lartë publik dhe 512 në ato private, duke pasur një raport 68 me 32%. Jo domosdoshmërisht programet dy vjeçare janë zgjedhje e studentëve me mesatare nën 6, pasi 27% e të gjithë të regjistruarve në programe dy vjeçare rezulton që kemi një mesatare edhe mbi 6. Duhet përgëzuar dhe duhet përshëndetur për të parë dy programe dy vjeçare jo vetëm si dorës së dytë apo dorës tretë, por janë studime të larta që mundësojnë patjetër punësimin shumë më shpejtë në tregun e punës dhe nga ana tjetër nuk ngushtojnë aspak zgjedhjen e çdokujt që ka nevojë për karrierë, për të rifilluar një program të dytë studimi. Janë 328 nga 1655 studentë që janë në fazën e notës mesatare midis 7 dhe 8, janë 89 midis 7 dhe 8 dhe mbi 8 kemi 11 studentë"
Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla
Ministrja Nikolla i bëri deklarat teksa inauguroi ndërtesën e re të Kampusit Universitar "Aleksandër Moisiu" në Durrës.