Programi ‘ATA’ nga SHBA, Rrumbullaku pret përfaqësues nga ambasada amerikane: Të gatshëm për hetime dhe operacione dypalëshe në fushën e sigurisë
Rrumbullaku dhe përfaqësuesit e SHBA
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në një takim drejtorin e Programit të Asistencës për Antiterrorizmin në Shërbimin e Sigurisë Diplomatike, në Departamentin e Shtetit (ATA), Timothy Leeds, menaxherin e këtij programi James Doherty dhe shefen e re të Zyrës Rajonale të Sigurimit, Kathryn Hammond.
Në takimin e cilësuar si 'tejet miqësor' u vlerësua fakti se "Policia e Shtetit është partnere e besueshme dhe e rëndësishme për SHBA-në, si dhe e gatshme për të marrë pjesë në hetime dhe në operacione të përbashkëta në të gjitha fushat me rëndësi për sigurinë publike, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit" thuhet në njoftimin për median.
Drejtori i Përgjithshëm ka falënderuar drejtuesit e Programit “ATA” për mbështetjen e deritanishme, si dhe për angazhimin e mëtejshëm për ta vazhduar këtë program, për të asistuar, trajnuar dhe për të mbështetur me bazë logjistike disa struktura shumë të rëndësishme të Policisë së Shtetit.
Gjatë takimit u diskutua mbi mënyrat se si ky program mund të vazhdojë të mbështetë zbatimin e ligjit në Shqipëri. Gjithashtu, zyrtarët amerikanë dhuruan pajisje shtesë për Policinë e Shtetit.
Gjatë vizitës së tyre, zyrtarët amerikanë u takuan dhe me drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit, Alban Dautaj, për të vizituar ambientet e kësaj drejtorie, si dhe për të diskutuar se si kurset e mëparshme të trajnimit, kanë përfituar nga operacionet kundër terrorizmit në Shqipëri. Vizita nxorri në pah bashkëpunimin shumë të mirë ndërmjet Zyrës së Sigurisë Rajonale të Ambasadës Amerikane dhe Policisë së Shtetit.
Që nga viti 2016, Programi i Asistencës, në shërbimin e Sigurisë Diplomatike, nëpërmjet Zyrës Rajonale të Sigurisë, në Ambasadë, ka dhuruar miliona dollarë pajisje dhe ka ofruar trajnime të shumta, për Policinë e Shtetit, për të përmirësuar kapacitetet e saj në fushat e antiterrorizmit, krimit kibernetik dhe mjekësisë ligjore dixhitale.
G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57