Programi bërthamor i Iranit, fuqitë
e mëdha përpiqen për rrugëzgjidhje

Programi bërthamor i Iranit, fuqitë<br />e mëdha përpiqen për rrugëzgjidhje
BAGDAD- Në kryeqytetin e Irakut, Bagdat janë janë mbledhur përfaqësuesit e Iranit dhe përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore për të diskutuar mbi programin bërthamor të Iranit.

Në këtë takim marrin pjesë edhe kryenegociatori iranian për çështje bërthamore, Said Xhalil, dhe emisarët e pesë shteteve të përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, sikurse Bashkimi Evropian dhe Gjermania. Bisedimet e fundit të kësaj natyre ishin mbajtur në muajin prill në Stamboll, ndërsa kishin përfunduar pa ndonjë rezultat.

Para takimit në Bagdad, raportohej që Irani të ishte pajtuar parimisht që t’i lejojë hetuesit të OKB-së të verifikojnë nëse ky vend ka pasur plane për zhvillimin e armëve bërthamore apo jo. Megjithatë, nuk është konkluduar asnjë marrëveshje. Republika Islamike mohon të ketë synuar ndërtimin e armëve bërthamore.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)