TEHERAN - I dërguari i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Reza Najafi, ka thënë se vendi i tij do të bashkëpunojë me këtë mekanizëm “për të kapërcyer problemet ekzistuese njëherë e përgjithmonë”.
 
Megjithatë, ai ka përsëritur pozicionin e Republikës Islamike se nuk do të heqë dorë nga e drejta për program paqësor të energjisë bërthamore.
 
Fuqitë perëndimore thonë se Teherani synon krijimin e armës atomike – akuzë që hidhet poshtë nga zyrtarët iranianë, shkruan REL.
 
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë miratuar një sërë sanksionesh për të detyruar Iranin që të heqë dorë na pasurimi i uraniumit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)