NJU JORK- Kryeministri i Izraelit ka rikërkuar publikisht vendosjen e një vije të kuqe ndaj Iranit sa i takon programit nuklear. Në fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Benjamin Netanjahu tha se koha po kalon dhe Teherani duhet ndaluar sa nuk ka siguruar ende sasinë e uraniumit që do ti duhet për të ndërtuar bombën nukleare.
Izraeli dhe vendet perëndimore dyshojnë se Irani po zgjeron kapacitetet ndërsa Teherani këmbëngul se gjithçka është për qëllime paqësore. Më herët lideri palestiniez Mahmoud Abbas i kërkoi Asamblesë së OKB-së dhënien e statusit të vëzhguesit pa të drejtë vote në këtë organizatë. Netanjahu në fjalën e tij tha para delegatëve se Iriani mundet të ketë bazën e mjaftueshme për bombën nukleare deri mesin e vitit të ardhshëm.
"Vija e kuqe nuk të çon drejt luftës, vija e kuqe e parandalon luftën. Asgjë nuk mund të dëmtojë botën më shumë se sa armët nukleare të Iranit", u shpreh Netanjahu i cili ilustroi gjithçka me një tabelë grafike që mbante në dorë. Sipas tij sanksionet e vendosura në shtatë vitet e fundit nuk kanë patur efektin e duhur pozitiv. "Koha po kalon. Kalendari nuklear i Iranit nuk e lë kohën të humbasë. Me një vijë të kuqe, Irani do të bëjë prapa", insistoi Netanjahu.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com