Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar vijon rrugëtimin e tij në ditën e nëntë, duke sjellë edhe sot një ditë të mbushur me filma, histori, autorë dhe takime. Programi i së premtes nisi në orën 10:00, me disa projeksione të zhvilluara paralelisht në ambientet e Universitetit të Arteve dhe në Kinema Agimi.
Në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve ishte vepra “Antologjia e Tolit”, me regji të Ilir Harxhit, një vepër e vitit 2014, e prezantuar jashtë konkurrimit. Në të njëjtën orë, në “Black Box”, ishte shfaqja e “Emili”, me regji të Ajola Dajës, prodhim i vitit 2025 dhe pjesë e kategorisë “Vepër e Parë”. Ndërkohë, në Kinema Agimi, në orën 10:00 u rikthye në ekran një përmbledhje e filmave të shkurtër, duke sjellë disa prej krijimeve të viteve të fundit: “Polic i Mirë”, “Gëzuar Vitin e Ri 1982”, “Lajmi”, “Lule Plastike / Plastic Floëer” dhe “Mbjellja e Pemëve”.
Në mesditë, programi vijon me filma të tjerë. Në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve shfaqet “Delegacioni” i Bujar Alimanit, ndërsa në “Black Box” publiku mund të ndjekë “Xixëllonjat” (Ëinter Fireflies) me regji të Artur Gorishtit. Në kinema Agimi, në orën 12:00 do të vijë një tjetër përmbledhje e filmave të shkurtër, ku përfshihen “Poeti”, “Tërmeti - Richter”, “Violinisti” dhe “Pelikanët e Zinj”. Në orën 17:00, festivali vijon me disa projeksione paralele.
Në sallën e madhe shfaqet “Amsterdam Express” me regji të Fatmir Koçit, ndërsa në “Black Box” rikthehet filmi “Shpia e Agës” me regji të Lendita Zeqirit. Në Kinema “Agimi” publiku mund të ndjekë disa dokumentarë: “Dritë / Light”, me regji të Yllka Gjolleshës dhe Suela Bakos dhe “Pritja" me regji të Roland Sejkos.
Në orën 19:00, në sallën e madhe të Universitetit të Arteve, shfaqet “Bolero në vilën e pleqve” me regji të Spartak Pecanit. Në të njëjtën orë në “Black Box” do të jetë filmi “Ndërkombëtarët” me regji të Pluton Vasit. Ndërsa në Kinema Agimi, në orën 19:00, zhvillohet një projeksion i veçantë “Film di Stato” me regji të Roland Sejkos.
Një nga momentet më të rëndësishme të mbrëmjes është eventi qendror i orës 19:30 dedikuar Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Ky aktivitet vjen si pjesë e eventeve tematike të festivalit, të cilat i kushtohen protagonistëve dhe institucioneve që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe zhvillimin e industrisë shqiptare të filmit.
Programi vijon në orën 21:00, ku në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve shfaqet “Vera pa kthim (Inane)” me regji të Besnik Bishës. Në Black Box rikthehet edhe një herë “Delegacioni”, ndërsa në Kinema Agimi do të shfaqen disa filma të shkurtër: “Breath” dhe “The Trap (Kurth)”, të Artur Gorishtit, “Emri im është Sonila”, me regji të Suela Bakos dhe “Ujë për trëndafilat” me regji të Luli Bitrit.






Komente
Komento