Programi ekonomik i PD, ministrja Denaj: I pabesueshëm, me këto premtime rritja ekonomike i bie të jetë 18.9%

Programi ekonomik i PD, ministrja Denaj: I pabesueshëm, me këto premtime rritja ekonomike i bie të jetë 18.9%

Ministrja Anila Denaj

Ministrja e Financave, Anila Denaj e ka cilësuar programin ekomomik të PD-së si elektoral dhe të pabesueshëm, pasi sipas saj nëse ai do të mund të bëhej realistet brenda një mandati i bie që rritja ekonomike mesatare duhet të jetë 18.9 %.

"Programi ekonomik i PD është krejtësisht elektoral dhe i pabesueshëm. Financimi për katër vite me rreth 4.26 miliardë $, është i pamundur për t'u gjeneruar me taksa më të ulëta apo në formë huaje. Për ta realizuar këtë premtim brenda një mandati, rritja ekonomike mesatare duhet të jetë 18.9%", shkruan Denaj.

Pak ditë më parë eksperti ekonomik pranë Partisë Demokratike, Mateo Spaho në një intervistë për Report Tv sqaroi se premtimi për dyfishimin e të ardhurave do bëhet realitet në 8 vite dhe jo në 4. Megjithatë programi ekonomik i PD ka hasur kritika të shumta ku ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë politik dhe të paqartë. Sipas tyre duhet të specifikohen burimet si do të rriten të ardhurat, pasi nuk ka të dhëna reale dhe se heqja e akcizës dhe ulja e sigurimeve rrit kostot për buxhetin.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh