Ish deputetja e PD, njëherësh një nga hartueset kryesore të programit ekonomik të selisë blu Jorida Tabaku u takua me disa biznese në Tiranë për ti njohur me planin për rimëkëmbjen e ekonomisë. Tabaku tha se prezantimi i pullës fiskale tek çdo biznes i vogël që paguan taksa shmang tatimorët.

“Prezantimi i pullës fiskale tek çdo biznes i vogël që paguan taksa, bën të mundur që biznesit të mos i bien në qafë tatimorët dhe pastaj pjesën tjetër e bën taksa.” – tha Jorida Tabaku gjatë takimit me bizneset.

Tabaku ndërsa ka folur për programin, tha se më 25 prill PD sipas saj do të bëjë ndryshimin e madh.

“Programi ka qëllim te fitoje individi, te fitoje ekonomia. Nuk mundet te fitoje Edi Rama dhe Arben Ahmetaj dhe 5 veta qe kanë mbrapa, duhet te fitojnë te gjithë shqiptarët. Për biznesin e madh nga 15% ne 9% tatim fitimin. Kjo te jep me shume mundësi qe te investosh. Sigurimet shoqërore, kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit 9% me 9%; takse e sheshtë edhe këtu. Çmimi i energjisë elektrike sidomos për prodhuesit ulet me 20%. Rritja e çmimit te karburantit ka rritur kostot e prodhimit. Janë të gjitha zinxhir. Pra, fiton ti, fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë shqiptarët. Ju jeni baza e ekonomisë. Me 25 prill te bëjmë ndryshimin e madh”, shpjegoi Tabaku.