Programi i PL-së për fermerët, Meta: 1 mijë euro pagesë direkte për çdo hektar vreshta! Mbështetje edhe ndaj blegtorisë

Programi i Partisë së Lirisë parashikon për fermerët 1 mijë euro pagesë direkte për çdo hektar vreshta.

Këtë e ka bërë me dije kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sot përmes një videomeazhi në rrjetet sociale, i cili tha se kjo është një mundësi për të rritur mirëqënien e të gjithë feremerëve që merren me kultivimin e rrushit.

“Ky është programi konkret i Partisë së Lirisë në mbështetje të fermerëve shqiptarë. Një mundësi e shkëlqyer për të rritur mirëqenien e tyre, prodhimin dhe kultivuar me sukses varietetet më të mira”, theksoi Meta.

Gjithashtu Meta nënvizoi se, programi konkret i PL për të mbështetur fermerët shqiptarë synon pagesë direkte për çdo kokë dele apo dhi me 60 euro për kokë për çdo fermë blegtorale me 30 krerë të imta, nga 12 euro për kokë për fermat me mbi 100 krerë që është aktualisht.

Në këtë mënyrë, shtoi Meta, do të rritet interesi për të investuar gjithnjë edhe më shumë në prodhimin vendas, aq shumë të kërkuar, me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së të gjithë fermerëve shqiptarë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/06/2024 02:15

    Sude Meta kerkon t'ja mbani gurmazin te njome,prandaj dhe ben keto premtime per vreshtarine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë