Muzhaqi: Nga ky vit, mbështetje financiare për të rinjtë që marrin pjesë në praktikat e punës! 'Bilanci' i Strategjisë për Rininë

Të rinjtë që do të përzgjidhen në Programin e Praktikave të Punës, të financuara nga qeveria shqiptare,  do të përfitojnë edhe një mbështetje financiare. Në 1 vjetorin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029,  ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se risia këtë vit vjen për të gjithë ata që do të zhvillojnë praktika në institucione publike, shoqëri tregtare apo organizata jo-fitimprurëse.

"Lajmi i mirë për të gjithë praktikantët e ardhshëm, që vjen në fakt falë lobimit të bashkëmoshatarëve që kanë përfituar nga ky program në të shkuarën, si dhe mbështetjes së pafundme të Kryeministrit për të rinjtë, është që duke filluar nga vitit 2024, ky program do të vijë edhe me një komponent mbështetje financiare për këdo që zhvillon praktikën në institucionet publike”, tha Muzhaqi.

Ndalur në shifra, Muzhaqi tha se 1700 të rinj kanë përfituar nga Programi i Praktikave të Punës. Nga kjo praktikë përfitojnë të rinjtë e sapodiplomuar të moshave  21 deri në 26 vjeç.

“Me anë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, kemi arritur tek të rinjtë e sapodiplomuar nga mosha 21 deri në 26 vjeç, duke i ofruar mundësitë e para të punës nëpërmjet praktikave në institucione publike, shoqëri tregtare dhe organizata jo-fitimprurëse. I kemi hapur dyert të rinjve duke ofruar mbi 1700 pozicione praktikash për të filluar eksperiencën e tyre të parë të punës", tha Muzhaqi. 

Në aktivitetin “Rinia 2030’ ishte i pranishëm  edhe ambasadori i delegacionit të BE-së, Silvio Gonzatoi cili tha se BE ka dhënë 24 milionë euro në projektin e praktikave të punës, teksa u shpreh se Shqipëria duhet të rivendosë besimin tek institucionet, tek sistemi i drejtësisë pasi vetëm kështu të rinjtë ndihen të barabartë.

“Në rast se Shqipëria nuk zhvillohet atëherë të rinjtë do largohen. Shumë janë larguar, por nëse u ofrohet mundësia do kthehen në Shqipëri. Kam mësuar se shqiptarët duan të shikojnë një të ardhme të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në BE. Strategjia jep kuadrin e duhur për politikat tona, por parakushti është që ne të rivendosim besimin tek institucionet, tek sistemi i drejtësisë, besim tek fakti që në Shqipëri, merita dhe profesionalizmi shpërblehen, të rinjtë duhet të kuptojnë se në rast se punojnë fort përpjekjet e tyre do japin fryte”, tha Gonzato. 

Mbështetjen e rinisë shqiptare e tregoi edhe njëherë edhe koordinatorja e OKB-së Fiona McCluney, e cila tha se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të bëhen pjesë e paneleve të diskutimit në tryezat e përbashkëta me vendimmarrësit.

“Një nga prioritete e këtij viti të sekretarit të përgjithshëm  të shikojmë qeveritë që të kenë këshillat rinore, parlamentarët rinorë të rinjtë  një vend në tavolinë, të kenë të drejtën e votës në buxhetin vendorë. Të kuptojnë që janë pjesë e këtij tranzicioni. Ai shikon të rinjtë si aktor kryesorë, të largojë perceptimin që të rinjve nuk u besohet. Të kemi një qasje pozitive dhe konstruktive këto janë hapat e parë në botë”, tha ajo.

Muzhaqi gjatë analizës së punës për Strategjinë Kombëtare për Rininë 2022-2029 ndër të tjera tha se janë ngritur 61 këshilla vendorë rinor, si edhe janë mbështetur 47 organizata rinore me projekte rinore të zbatuara në gjithë Shqipërinë. Këto për të fuqizuar të rinjtë në përfshirje dhe vendimmarrje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
Bullizimi dhe gjuha e dhunës në rrjetet sociale, Balla: Po ngrihen struktura të posaçme kundër krimeve online! Qytetarët të denoncojnë

1708957276_taulantballa.jpeg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili mori pjesë në aktivitetin “Rinia 2030” të mbajtur sot në Tiranë renditi disa prej politikave të ndërmarra sa i takon sigurisë së të rinjve si nënvizoi disa prej problemeve me të cilat përballen të rinjtë sot, bullizimi dhe gjuha fyese në rrjetet sociale.

Teksa theksoi se paketa e sigurisë në shkolla do të kalojë një nivel tjetër në të gjithë qarqet e vendit, Balla tha se gjithashtu po ndërmerren hapa për një qasje të re ligjore kundër shkeljeve digjitale.

“Bashkimi Evropian ka iniciuar dy akte që lidhen me sigurinë digjitale dhe tregjet digjitale dhe na mjaftuan disa episode tragjike të dhimbshme, për sa  i përket rrjeteve sociale, për t’u zgjuar të gjithë dhe për të kërkuar edhe përgjegjësi, edhe pse nuk duhet të harrojmë asnjëherë se çfarë kemi bërë secili prej nesh për ta adresuar dhe më shumë se kaq  për të njoftuar organet ligjzbatuese. Në rrjetet sociale në një pjesë të madhe prej tyre ka sot një gjuhë të papranueshme dhe ka shumë raste, të cilat frymëzojnë dhunën, frymëzojnë përdorimin e lëndëve narkotike, frymëzojnë bullizimin, madje përdoren rrjetet online për një formë të ndryshme të krimeve online”- tha ministri.

Duke u përqendruar në këtë pjesë, Balla tha se policia po mundohet të ngrejë struktura të cilat ende janë në fazë konsolidimi por nënvizoi domosdoshmërinë e denoncimit të rasteve të dhunës në rrjetet sociale.

“Dhe  tek krimet online, Policia e Shtetit është munduar të ngrejë disa struktura të cilat janë natyrshëm në një fazë konsolidimi, por ajo që duhet të bëjmë më mirë është që gjithë shoqëria duhet të paktën të solidarizohet duke i raportuar këto raste dhune, dhe e vërteta është që këto do vijnë gjithmonë dhe më shumë duke u shtuar, flas për dhunën online, në forma nga më të ndryshmet”- shtoi ai.

Sa i takon luftës kundër përdorimit të lëndëve narkotike nga nxënësit, ministri tha se Shqipëria do të jetë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar kundër drogës që së shpejti do të institucionalizohet në aleancë me ministrinë e Shtetit për Rininë dhe ministren e Arsimit dhe Sportit.

“SHBA na ka ftuar të bëhemi pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër drogës. E patjetër do të jemi pjesë aty! Po e them sot, në këtë takim të iniciuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë, që shumë shpejt, bashkë me Ogertën, do t’ju ftojmë në një takim tjetër pikërisht për ta institucionalizuar këtë lloj aleance, koalicioni, si të doni ta quajmë. E rëndësishme është të rrisim sa më shumë ndërgjegjësimin e gjithkujt përmes kurrikulave arsimore, e gjithçkaje tjetër që droga të dëmton!”- tha ministri mes të tjerash.

Ora 11:09
Strategjia për rininë/ Nga programi i kodimit, praktikat e punës e garancia rinore, ministrja Muzhaqi bën ‘bilancin’: Ja sa të rinj përfituan

1708940250_boramuzhaqi.jpg

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka bërë një analizë të punës së Strategjisë Kombëtare për Rininë. Muzhaqi tha se janë ngritur 61 këshilla vendorë rinor, si edhe janë mbështetur 47 organizata rinore me projekte rinore të zbatuara në gjithë Shqipërinë.

Në fjalën e saj, Ministrja u shpreh se përmes kësaj strategjie është zhvilluar programi i praktikave të punës, programi i kodimit si edhe garancia rinore.

“Kemi zhvilluar programin kombëtar të praktikave të punës për të hapur dyert e administratës për të rinjtë, kemi mbështetur të rinjtë në fushën e teknologjisë me anë të programit të kodimit, është pilotuar programi flamur i Bashkimit Evropian i garancisë rinore për të gjithë ata të rinjtë që ende nuk kanë gjetur rrugën e duhur të karrierës, është themeluar agjencia e start-upeve dhe fondet për startup-et që mbështesin sipërmarrjen e të rinjve, si dhe shumë nisma janë ndërmarrë për ndërkombëtarizimin e universiteteve për ofrimin  e diplomave të dyfishta”, tha Muzhaqi.

Po ashtu, Ministrja shtoi se 10 mijë të rinj janë angazhuar në programin e ekipeve sportive në shkolla, si edhe 10 mijë të rinj që janë angazhuar në programin jashtë orarit mësimor në art, zeje, e teknologji.

“Për të rritur mirëqënien e të rinjve janë ndërmarrë inciativa si paketa e sigurisë në shkolla, programi i ekipeve sportive që përfshin 10,000 të rinj të angazhuar në basketboll dhe volejboll me  stërvitje 3 herë në javë, pa asnjë kosto për prindërit. Ndërkohë për të zhvilluar talentet e të rinjve, kemi zbatuar programin jashtë orarit mësimor që ka angazhuar 10,000 të rinj në art, zeje, e teknologji. E mbi të gjitha jemi koordinuar që siguria dhe mirëqënia e të rinjve të jetë kryefjalë e çdo politike”, tha Muzhaqi.

Sa i takon programit të kodimit, ministrja ta se kanë përfituar 1200 të rinj, ndërsa 1700 të tjerë kanë përdituar nga programi i praktikave të punës.

“Prandaj gjatë vitit të parë të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë, dizenjuam dhe zbatuam në bashkëpunim me AKPA, Programin e Kodimit, me anë të së cilit në vetëm një vit kemi mbështetur mbi 1200 të rinj të cilët janë financuar për të marrë pjesë në kurse afatshkurtra dhe intensive që i kanë kthyer ata në programuesit e të ardhmes. Kryeministrit i premtuam që do të kishim 1000 përfitues në këtë program përgjatë vitit të parë, po në fakt gjatë 2023-shit arritëm të mbështetnim  1285 individë duke i aftësuar në programim, përmes angazhimit të akademive më të mira në botë. Ky program do të vijojë ritmin e shpejtë të krijimit të profesionisteve në fushën e teknologjisë së informacionit duke i siguruar tregut të gjithë kapitalin njerëzor të kërkuar, jo vetëm nga kompanitë ndërkombëtare që veprojnë tashmë në Shqipëri si Lufthansa, Siemens, apo Ritech, por edhe për kompani e huaja simotra që do të tërhiqen nga kapitali njerëzor që po  përgatitet në këtë fushë, kombinuar me  dijet në gjuhët e huaja që shqipëtarët i kanë pasur dhe vijonë ti kenë një aset që çudit botën mbarë”, tha Muzhaqi.

Ora 10:56
Strategjia për rininë, ambasadori i BE: U duhet ofruar më shumë mundësi për punësim! Të rinjtë duhet të kuptojnë se nëse punojnë fort do shpërblehen

1708941090_silviogonzato.jpg

Ambasadori i delegacionit të BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato mori pjesë në konferencën Rinia 2030, të organizuar nga ministrja Bora Muzhaqi, në të cilën u bë një bilanc i punës së strategjisë kombëtare për rininë dhe fëmijët.

Ambasadori Gonzato shprehu mbështetjen e BE për të rinjtë, ndërsa tha se Strategjia Kombëtare për rininë është në përputhje me politikat e BE-së, por theksoi se Shqipëria duhet të rivendosë besimin tek institucionet, tek sistemi i drejtësisë. Ambasadori tha se është e rëndësishme që të rinjtë duhet të kuptojnë se në rast se punojnë fort përpjekjet e tyre do japin fryte.

“Ky vend po ecën me kohën dhe urgjenca për të ecur para është e rëndësishme. Në rast se Shqipëria nuk zhvillohet atëherë të rinjtë do largohen. Shumë janë larguar, por nëse u ofrohet mundësia do kthehen në Shqipëri. Kam mësuar se shqiptarët duan të shikojnë një të ardhme të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në BE. Strategjia jep kuadrin e duhur për politikat tona, por parakushti është që ne të rivendosim besimin tek institucionet, tek sistemi i drejtësisë, besim tek fakti që në Shqipëri, merita dhe profesionalizmi shpërblehen, të rinjtë duhet të kuptojnë se në rast se punojnë fort përpjekjet e tyre do japin fryte. Elementi i rëndësishëm i strategjisë është sistemi arsimit, BE  ka filluar të investojë duke modernizuar ambientet shkollare, programi super shkolla, ose programet e erasmus plus", tha Gonzato. 

Gonzato u ndal tek investimet e BE në institucionet arsimore në Shqipëri, si edhe tek programi i Garancisë Rinore, për të cilin tha se Bashkimi Europian ka dhënë  25 mln euro. Ambasadori thotë se të rinjve u duhen ofruar mundësi për punësim, ndërsa tha se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi për të ofruar më shumë mbështetje edhe për të rinjtë në këtë aspekt.

"Duhet të ofrojmë edhe mundësi për punësim, Plani i rritjes krijon mundësi për këto rritje, që duhet të jetë e qëndrueshme dhe duhet të ketë investime në kapitalin njerëzor. Duhet të marrim masa që kjo rritje të ketë lehtësime për të rinjtë. Garancia rinore është projekt i BE, që subvencionohen kompani që të marrin në punë të rinj që të përfitojnë duke marrë përvojë në punë. 24 mln të rinj kanë përfituar në BE. Në Shqipëri kemi caktuar 25 mln euro për këtë program, dhe dua të shoh të shtrihet në të gjithë vendin”, tha Gonzato.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër