Programi “Infrastruktura Bashkiake”, ratifikohet marrëveshja me KFV-në

/ATSH/.- Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi të martën ratifikimin e marrëveshjes së financimit, faza I, mes palës shqiptare dhe KFV Frankfurt Am Main, për shërbime të ekspertëve ndaj përfituesit, në kuadrin e studimeve të fizibilitetit, për programin, "Infrastruktura Bashkiake III/IV", të financuar nga fonde të veçanta, të siguruara nga Qeveria Gjermane".
Specialistë nga Ministria e Transporteve dhe ajo e Financave, gjatë shpjegimit të projektligjit, u shprehën se nga kjo marrëveshje financohen shërbimet e konsulentit teknik, që do të hartojë studimet e fizibilitetit, të cilat përfshihen në fazën studimore dhe që i paraprijnë më tej hartimit të projekteve të detajuara teknike, me nisjen e punime.
Në bazën e punës, shërbimeve dhe investimeve në ujësjellës kanalizime, këto shërbime për konsulentin teknik duhet të ndahen në tre kontrate konsulence. Kontrata e parë, përfshin qytetet Berat, Kuçovë dhe Librazhd, kontrata e dytë Delvinë, Gjirokastër dhe Lushnje, ndërsa kontrata e tretë, vetëm qytetin e Kamzës.
Vlera e këtyre shërbimeve është 2 milion e 140 mijë euro grand të financuara nga qeveria gjermane dhe është vetëm për fazën e parë, faza e hartimi dhe studimit të fizibilitetit", pohuan specialistët e pranishëm në mbledhje.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social