Kryeministri Edi Rama prezantoi politikat e reja të strehimit për vitin 2027, duke bërë të ditur se qeveria synon të mbështesë 4 mijë çifte të reja për blerjen e një banese.
Kryeministri tha se programi parashikon 2 mijë kredi me interes 0% për apartamente me vlerë deri në 60 mijë euro, si dhe 2 mijë kredi me interes 3% për apartamente me vlerë mbi 60 mijë euro.
Rama njoftoi gjithashtu se tavani i të ardhurave për përfituesit do të rritet në 280 mijë lekë neto në muaj, ndërsa kredia maksimale që mund të përfitohet do të rritet nga 12.5 milionë lekë në 17-20 milionë lekë.
Lajmi kryesor:
Qeveria program të ri strehimi, 4000 kredi të buta për çiftet e reja në 2027, gjysma e tyre me 0% interes! Subvencionohet qiraja për 3 mijë familje
LAJMET MË TË VLERËSUARA








