PD program me 11 pika për arsimin, Basha: 40 mln dollarë investime në arsimin e lartë! Rritje pagash, 700 euro për mësuesit, 900 euro për pedagogët

Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme programin me 11 pika për arsimin, ku fokusin e ka vendosur në rritjen e pagave të mësuesve dhe pedagogëve, përftimin e bursave për studentët nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë dhe  tekstet shkollore falas për 350 mijë nxënës, kurse private falas për gjuhët e huaj për çdo të ri deri tek krijimi i programeve pas shkollore më ushqim për nxënësit në mënyrë që ato të përforcojnë më shumë dijet e tyre dhe kohën ta kalojnë në ambientet shkollore. 

Basha tha se ky program është punuar për disa muaj nga specialistët më të mirë të arsimit, si nga Shqipëria, edhe nga jashtë vendit, për t’i dhënë Shqipërisë një plan pune konkret. Një plan pune që sipas Bashës do të ndryshojë rrënjësisht sistemin tonë arsimor.

Kryedemokrati Basha tha se asnjë mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro më muaj pagë, pedagogë 900 euro në muaj dhe 1300 për profesorët. Basha premtoi edhe praktika pune të paguara për studentët që bëjnë kërkime shkencore , ndërsa kush i ri dëshiron të marrë një profesion do ta mësojë atë  gjatë periudhës së arsimit të mesëm.

Gjithashtu Basha tha se do të ofrojë 40 mln dollarë investime në arsimin e lartë duke sjellë dixhitalizimin e tyre, ndërsa tha se brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tabletë, laptop ose kompjuter në shtëpi.

"Çdo fëmije duhet t'i garantohen kushtet nga shteti, që të jetë në gjendje të sigurojë jetën dhe të ketë mundësi dhe shanse të ecë përpara, si të gjithë moshatarët në Europë. Dhe jo të përjashtohet pa iu dhënë fare shansi të studiojë në kushte të barabarta. Unë angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tabletë, laptop ose kompjuter në shtëpi", tha Basha.

Pjesë e ekspertëve që hartuan programin për arsimin ishte dhe ish ministri Myqerem Tafaj, i cili gjatë kohës që ushtroi këtë detyrë, licensoi universitet kioska që prodhuan diploma false.

Më herët partia Demokratike ka prezantuar alternativën e saj për ekonominë dhe shëndetësinë. Për këtë të fundit Basha u takua mëngjesin e kësaj të mërkure me farmacistë dhe pacientë, ku akuzoi se cilësia e cilësia e barnave ka marrë goditje, duke hapur tregun për barna të pacertifikuara.

 Programi me 11 pika për Arsimin i PD-së

•             Angazhohem se do të sigurojmë tekste shkollore të reja falas, për 350 000 nxënës. Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketa shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Ne nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar.

•             Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Kështu ne do sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 000 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar.

•             Nëpërmjet programit "Shqipëria fiton arsimin”  ne do të ofrojmë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë e cila do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve për përforcimin e dijeve të marra. Ky program do ti mbajë fëmijët të sigurt në shkollë dhe larg rrugës.

•             Ne do të sjellim arsimim cilësor për të gjithë. As edhe një nxënës nuk do të lihet pas dore e të diskriminohet. Ne do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara.

•             Do të japim bursë të plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 Lekë. Dhe gjysmë-bursa (50%) për studentët nga familje me të ardhura mbi 64 000 Lekë.

•             Praktika pune të paguara për studentët që bëjnë kërkime shkencore pranë universiteteve tona. Financimi i dedikuar për gratë dhe vajzat në sektorët me përparësi të lartë. Nuk ka as edhe një arsye pse të mos i mbajmë të rinjtë tanë në Shqipëri, po për këtë na duhet të përmirësojmë arsimin e lartë.

•             Angazhohem se do të hartojmë një program arsimor modern, përmes të cilit do t'u japim mundësinë të rinjve të Shqipërisë që duan një profesion, ta mësojnë atë gjatë periudhës së arsimit të mesëm.

•             Ne do investojmë tek studentë të shkëlqyer duke i çuar ata në universitetet më të mira të botës, si dhe duke mbështetur programin Brain Gain (Përfitimi i Mendjeve), i cili nuk do të bazohet më mbi nepotizëm e ndërhyrje politike, por mbi bazën e meritokracisë.

•             Unë angazhohem se do garantoj pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike, duke e miratuar menjëherë sapo të zgjidhem kryeministër ligjin e ri për arsimin e lartë, në bashkëpunim me akademikët, specialistët më të mirë e vetë studentët.

•             Do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve paga prej 900 Eurosh në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro.

•             Grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike. Ofrimi i arsimit të lartë të digjitalizuar, me investim në vlerën 40 milionë dollarë, me fokus laboratorët e parqet e teknologjisë së informacionit, zona me internet falas dhe pajisje të  teknologjisë së informacionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
VIDEO/Basha, si Berisha 16 vite më parë: Çdo familje do ta pajis me kompjuter, laptop ose tablet

Lulzim Basha ka premtuar se çdo familje do të ketë brenda katër viteve një kompjuter, tablet ose laptop në shtëpi. Nuk është shaka, por pjesë e planit të tij për Arsimin. Një premtim ky që të kujton Sali Berishën në vitin 2005 teksa premtonte kompjutera Pentium III për çdo dhomë të konvikteve të Qytetit Studenti  

Në planin e tij, Basha ‘hapi thesin’ edhe për pagat e stafeve akademike. Ai tha se mësuesit do të marrin 700 euro, pedagogët 900 ndërsa profesorët 1 mijë euro në muaj /javanews

Premtimi i Bashës sot minuta 16:45

 

 Premtimi i Sali Berishes 2005
Ora 12:33
Hartuesi i programit të Bashës, njeriu që licencoi universitetet kioska! 232 prokurorë e gjyqtarë, 'master' dhe grada me vula 'Kristali' e 'Vitrina'

Lulzim Basha prezantoi sot programin e tij për arsimin, ku një ndër hartuesit e tij është dhe ish-ministri i Arsimit në kohën e Berishës, Myqerem Tafaj. Ky i fundit, bashkë me Berishën kujtohen dhe për licencimin e një numri të madh universitetesh kioska të cilët prodhuan diploma pa fund gjer në mbylljen e tyre pas 2013-s. Mungesë infrastrukture, pedagogësh, kontrata të paligjshme kontraktuale, mungesë pjesëmarrjeje nga ana e studentëve, diploma që lëshohen me klering, në këmbim të lyerjes së institucionit apo të prodhimeve blegtorale e druve të zjarrit, janë të dhënat e frikshme të auditit që doli për pjesën dërrmuese të universiteteve të licencuara nga qeveria “Berisha”.  Sikurse mund të shihni dhe nga këto dokumentet, është pikërisht Kryeministri Sali Berisha i cili ka firmosur personalisht licencimin e universiteteve “kioska”. 

Kujtojmë që edhe Renzo Bossi, djali i liderit të Lega Nord, Umberto Bossi, është diplomuar në Shqipëri në shtator të vitit 2010 për Administrim Biznes në Universitetin privat “Kristal” pa ardhur fare në Shqipëri.

Ndërkohë në një raport sekret që Organizata Ndërkombëtare e Monitorimit të procesit (ONM), ka lënë në tavolinat e Komisionit të Përhershëm të Kualifikimit (KPK) dhe të Kolegjit të Apelimit (KA), fshihet skandali me nivelin dhe cilësinë e arsimimit, diplomimin, kualifikimet pas-universitare dhe titujt e gradat shkencore të dhëna gjatë kohës që në qeveri ishte Berisha. Sipas raportit sekret të ONM, nga 730 prokurorë e gjyqtarë, 232 prej tyre kanë marrë “Master”, tituj e grada “Prof.Dr, Prof.Ass. Kandidat Shkencash, Dr, As. Prof. dhe lloj-lloj titujsh e diplomash të tjera, në ish-universitetet tezga “Kristali”, “Vitrina” e kioska të tjera të cilat u licencuan gjatë qeverisjes së PD-së. Skandali thellohet më tepër, kur mëson se ONM, ka zbuluar 19 prokurorë dhe 17 gjyqtarë, pa shkollë mesme të përfunduar (me 2-3 vite), por në dosje kanë futur diploma që tregojnë “shkollë të përfunduar”, madje me nota mesatare 8-9, si rasti i kryeprokurorit Lalla, 7 pret të cilëve, kanë qenë ish-drejtues prokurorie, në rrethe me “ngarkesë pune”.

Ora 12:12
Basha: Program pas shkollor me ushqim në shkolla

Lulzim Basha tha se në shkollat parauniversitare do të ofrojë programe pas shkollore me ushqim në mënyrë që fëmijët të përforcojnë dijet dhe të mos rrinë në rrugë.

"Angazhohem që nëpërmjet programit "Shqipëria fiton arsimin”  ne do të ofrojmë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë e cila do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve për përforcimin e dijeve të marra dhe do t’i mbajë fëmijët të sigurt në shkollë dhe larg rrugëve", tha Basha.

Ora 12:12
Basha: Kurse private falas për gjuhët e huaja për çdo të ri deri në 35 vjeç

Një tjetër pikë e programit të PD për arsimin ishte edhe dhënia e kurseve private falas për gjuhë të huaja për çdo të ri deri në moshën 35 vjeç përmes një programi të dedikuar.

" Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Wducation World Wide për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht! Të rinjtë tanë në shkolla dhe ata në tregun e punës duhet dhe do të jenë gati për investimet e mëdha që do të vijnë në Shqipëri me qeverinë e re, do të jenë gati për të mbushur vendet e reja të punës në turizëm, në prodhim, IT apo shërbime", tha Basha.

Ora 12:05
Basha: Bursë e plotë për studentët për familjet në nevojë! Praktika të paguara për kërkime shkencore

Krydemokrati Basha ka premtuar se për studentët që vijnë nga familje më të ardhura nën 64 mijë lekë do të marrin bursë të plotë, ndërsa do të paguaj praktikat për studentët që bëjnë kërkime shkencore.

"Do të japim bursë të plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 Lekë. Dhe gjysmë-bursa (50%) për studentët nga familje me të ardhura mbi 64 000 Lekë. Praktika pune të paguara për studentët që bëjnë kërkime shkencore pranë universiteteve tona. Financimi i dedikuar për gratë dhe vajzat në sektorët me përparësi të lartë. Nuk ka as edhe një arsye pse të mos i mbajmë të rinjtë tanë në Shqipëri, po për këtë na duhet të përmirësojmë arsimin e lartë", tha Basha.

Ora 12:00
Basha premton rritje pagash: Mësuesit do marrin 700 euro, 900 euro për pedagogët

Lulzim Basha tha se me programin e PD për arsimin do të ketë rritje të pagave për mësuesit ku asnjëri nuk do marrë më pak se700 euro dhe për pedagogët që do të marrin 90 euro dhe profesorët 1300 euro.

"Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Kështu ne do sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 000 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar. Do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve paga prej 900 Eurosh në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro", tha Basha.

Ora 11:56
Basha: Testet shkolle falas për 350 mijë nxënës

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se 350 mijë nxënës do të marrin tekste shkollore falas, ndërsa për fëmijët nga familje në nevojë do të kenë paketa shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar.

"Angazhohem se do të sigurojmë tekste shkollore të reja falas, për 350 000 nxënës. Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketa shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Ne nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar", tha Basha.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 03/02/2021 13:07

    Eshte normale, qe ne cdo zgjedhje partite te bejne programe, qofte dhe deri diku te parealizueshme ,por ato qe deklaron Basha jane jashte enderrimeve ,qe dhe vet Luli nuk i beson.Opozita po luan me te gjitha vetem te marre pushtetin.Nuk ka faj se keshtu ja kerkojn mashtruesit historik te partise se tij.Megjithate PS merr 78 deputet vetem se populli nuk eshte ai i 91 dhe as i 2005 .Nje program me realist do ishte me i besueshem dhe me i pranuar nga zgjedhesit per PD.Aresyeja qe fiton Rama, megjithe gabimet e tij,eshte se ai mban shumicen e premtimeve.PPP ana me negative i programit te tij ekonomik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë