Në programin për bujqësinë, Sali Berisha tha se PD parashikon daljen e menjëhershme nga Ballkani i Hapur, që sipas tij ka çuar drejt falimentimin fermerëve shqiptarë.
“Me firmosjen e Ballkanit të Hapur, mijëra ferma në Shqipëri kanë falimentuar. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka një rënie dramatike. Numri i krerëve të bagëtive është ulur me 62 përqind krahasuar me vitin 2013. Sot, 80 përqind e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale në tregun shqiptar vijnë nga eksportet.
Bujqësia, e cila punëson rreth gjysmë milionë shqiptarë dhe jep 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, merr nga buxheti një mbështetje prej 0.19 përqind të PBB. Pra, disa herë më pak se vendet e rajonit, dhe në dallim nga këto vende, shumica e fondit të parashikuar në buxhet për bujqësinë, nuk shkon tek fermerët, por shpenzohet për administratën”, tha Berisha.
![]()
Një koment, Berisha e pati edhe për replikat mes kryeministrit Rama e Lulzim Bashës.
SI.E./Shqiptarja.com“Një njeri që ka qeverisur 12 vite duhej të ishte 12 herë i gatshëm të dilte para qytetarëve. Dhe bën lojën e klounit. Ka gjetur një Lali Lulin aty dhe e zëvendësoi Lali Erin dhe kjo është paraqitja e tij. Është dizastër. Të vijë në debat televiziv, qoftë edhe për një temë të vetme. Të dalim në debat për integrimin evropian, të vijë. Integrimi i tij evropian është një piramidë madhore mashtrimi”, tha Berisha.
Komente


ty te eshte mbyllur cdo dere o non grata Ne vend qe te terhiqeshe e rrinje si gjithe pleqte e tjere ti ke kapur per thonjsh Shqiperine e per Interesat e tua nuk i shqitesh e ben lufte me mullinjt e eres Me keq akoma per ata qe te ndjekin
Përgjigju