Programi ‘Rama 3’: Në fund të pranverës 2022 s’do ketë gjurmë të tërmetit! Për 3 vite 60 miliardë lekë për rindërtimin, 12 mijë apartamente, 4500 shtëpi individuale

Programi ‘Rama 3’: Në fund të pranverës 2022 s’do ketë gjurmë të tërmetit! Për 3 vite 60 miliardë lekë për rindërtimin, 12 mijë apartamente, 4500 shtëpi individuale

Në programin e qeverisë ‘Rama 3’, të cilin do ta prezantojë nesër në Kuvend, kryeministri Edi Rama një nga shtyllat është rindërtimi. Në fund të pranverës së vitt 2022 nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, thuhet në program.

“Vendosim mbi 60 miliardë lekë nga buxheti i shtetit në funksion të Programit të Rindërtimit për tre vite. 100% e granteve të premtuara në Konferencën e Donatorëve, 300 milionë euro, janë akive në mbi 30 projekte konkrete në strehim, arsim dhe infrastrukturë publike”.

Në fund të pranverës së vitit 2022 sipas programit do jenë finalizuar:

  • ● 4500 banesa të reja individuale do të përfundojnë, duke strehuar të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre.
  • ● 13 mijë familjet që po trajtohen aktualisht me bonus qiraje do të vijojnë të marrin bonusin dhe përfitimet e tjera deri në ditën që do t’u dorëzohen çelësat e shtëpisë së re në dorë.
  • ● 12 mijë apartamente në lagjet e reja do të jenë ndërtuar duke strehuar t,ë gjithë familjet që humbën apartamentet e tyre.
  • ● 28 kantiere të reja të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën e vitit 2022.
  • ● Shkollat e reja po ngrihen shumë më të forta, shumë më moderne dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës.
  • Brenda pranverës 2022 përfundon rehabilitimi dhe ndërtimi i mbi 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve.


Lajmi kryesor:

E PLOTË/ Qeveria ‘Rama 3’ publikon programin qeverisës: Mandati ynë për ta ngjitur vendin në shkallën më të lartë të zhvillimit! 5 shtyllat kryesore


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda