Programi/ Sfidat ndaj Çekisë e Polonisë, kuqezinjtë në javën kyce për rrugën drejt Euro2024! Nisin përgatitjet, kombëtarja udhëton të mërkurën drejt Pragës

Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën e 4 shtatorit zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës dhe Polonisë më 10 shtator në “Air Albania” të Tiranës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Programi një javor i kombëtares është publikuar nga FSHF.

Të 25 futbollistët e përzgjedhur për dy ndeshjet e kombëtares kundër Çekisë me 7 shtator dhe kundër Polonisë me datë 10 do të jenë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho që ditën e hënë, dhe puna përgatitore do të nisë menjëherë.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe siç tashmë është bërë e zakonshme të gjitha seancat stërvitore apo edhe konferencat për shtyp të lojtarëve do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Sipas programit të bërë publik nga Federata Shqiptare e Futbollit përveç të hënës, skuadra kuqezi do të stërvitet edhe të martën në Tiranë ndërkohë që të mërkurën do të udhëtojë drejt Pragës dhe të enjten do të luajë ndeshjen e parë të shtatorit ndaj Republikës Çeke.

Më datë 8 shtator Kombëtarja do të kthehet në Tiranë për të vijuar me përgatitjet dhe me datën 10 do të përballet me Poloninë në Tiranë në sfidën tjetër vendimtare.

Sfida që do të luhet kundër çekëve në orën 20:45 në Pragë është ndeshja e katërt e grupit. Këta të fundit janë në kuotën e 7 pikëve, 1 më shumë se Shqipëria që renditet e dyta. Vetëm 3 ditë pas ndeshjes me Çekinë, të dielën në ‘Air Albania’, kuqezinjtë do të presin Poloninë, që deri më tani ka surprizuar jo për mirë në grup.

Trajneri i kombëtares Sylvinho në konferencë për shtyp me nisjen e grumbullimit tha se nuk ka bërë llogari pikësh por shtoi se në fushë kuqezinjtë do hyjnë vetëm për fitore dhe se lojtarët e grumbulluar janë zgjedhur në bazë të karakteristikave të kundërshtarëve.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj