ARVIZU: STATUSI KANDIDAT, DESHMI E POLITIKAVE KONSTRUKTIVE
Ambasada e SHBA mirëpret Raportin e Zgjerimit të BE-së që rekomandon miratimin e statusit kandidat për Shqipërinë me kusht përmbushjen e reformave të tjera kyçe. “Rekomandimi është dëshmi e politikave konstruktive të ndjekura nga të gjitha partitë politike gjatë vitit të kaluar dhe për këtë arsye përfaqëson një mundësi historike për shqiptarët. Ne i mbështesim me forcë përpjekjet e Shqipërisë për integrim në BE dhe nxisim të gjitha palët të vazhdojnë të shpalosin bashkëpunimin e nevojshëm për të përfunduar dhe zbatuar reformat që mbeten pezull.”, lexohet në njoftimin për shtyp të Ambasadës Amerikane.
WOLFARTH: POLITIKA TE BEJE SHUME PERPJEKJE
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, nxiti sot politikanët shqiptarë të shtojnë përpjekjet e tyre për të punuar së bashku për të ardhmen e vendit.
“Përpjekjet e përbashkëta të vijueshme nga të gjitha kampet politike mund ta çojnë vendin përpara, në të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca e OSBE-së vijon të ofrojë mbështetje në këtë proces, bazuar në mandatin e saj”, tha Ëollfarth.
Ai i bëri këto komente vetëm pak minuta pas botimit të Raportit të Progresit për Shqipërinë për vitin 2012 nga Komisioni Evropian.
(s.f/shqiptarja.com)