Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin do të jetë e pranishme të mërkurën (ora 10:00) në mjediset e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë për të prezantuar Progres Raportin e hartuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë.
Kjo u bë e ditur sot gjatë mbledhjes së komisionit të Ligjeve, nga kryetari Fatmir Xhafaj, i cili tha se paraditen e së mërkurës, ambasadorja Vlahutin do të prezantojë progres raportin në praninë e disa drejtuesve të komisioneve parlamentare dhe zyrtarëve të tjerë të Kuvendit.
Më 8 tetor, Komisioni Europian prezantoi dokumentin e përvitshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku sa i takon Shqipërisë vlerësoi reformat e realizuara deri tani, duke e vënë theksin tek nevoja e thellimit të luftës kundër krimit e korrupsionit, që përbën ende shqetësim, te reforma në sistemin gjyqësor dhe te rivendosja e një dialogu politik të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës.
ATSH
/Shqiptarja.com