Progres-raporti, Balla: Basha në Gjermani, shpresoj mos lobojë kundër hapjes së negociatave

Në pritje të dhënies zyrtarisht të rekomandimit për hapjen e negociatave, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla akuzoi Bashën dhe opozitën se duan ta bllokojnë procesin.

Lideri i PD ndodhet në një vizitë në Gjermani, ndërsa Balla i bëri thirrje që të mos lobojë kundër hapjes së negociatave. Për Ballën Shqipëria meriton hapjen e negociatave, ndërsa shtoi se nuk është fitore e PS, por e të gjitha qeverive që kanë kontribuar.

Shqipëria ka përmbushur tërësisht prioritetet kyçe të vendosura për rekomandimin nga ana e KE për hapjen e negociatave. Jemi shpresë plotë për rekomandimi nesër, i cili në mënyrë simbolike do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare nga ana e ambasadores së Delegacionit të BE-së dhe një ditë më pas nga autoritetet më të larta përfaqësuese të BE-së, drejtuar nga Komisionerja e lartë për Politikën e Jashtme, znj. Mogherini, të cilët meritojnë një falenderim në emër të popullit shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Shqipërisë në rrugën e saj historike, atë të anëtarësimit në BE. Siç të gjithë presin, prej nesër fillojmë një proces të ri në kuptimin e lobingut pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë  edhe në vendet anëtare, sepse rekomandimi i komisionit kalon në Ministritë e Jashtme të vendeve anëtare, të cilat sipas procedurave të tyre ua kalojnë parlamenteve të vendeve anëtare; dhe në një pjesë të parlamenteve është seanca plenare ajo që vendos, një pjesë tjetër janë komisionet e çështjeve europiane ato që e shqyrtojnë  dhe në fund përmbyllet në Këshillin Europian, aty ku kryeministrat apo presidentët, në varësi të përfaqësimit të tyre, japin vendimmarrjen për hapjen zyrtarisht të negociatave. Është një proces që fillon më 17 prill dhe konkludon në qershor me Këshillin Europian të radhës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

Zoti Basha ka udhëtuar drejt Berlinit. A mendoni që qëllimi është për të lobuar për hapjen e negociatave?

Kushdo shqiptar që e do vendin e vet duhet të bënte atë që thatë ju në pyetjen tuaj, që z. Basha në Berlin do të duhet të lobojë pro Shqipërisë dhe pro hapjes së negociatave, sepse hapja e negociatave nuk është një fitore e PS, nuk është vetëm një arritje e mazhorancës tonë, por është një kulmim i një procesi historik, ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë. Përmbushja e kritereve dhe prioriteteve kyçe të përcaktuara nga KE vit pas viti u kurorëzua me angazhimin e qeverisë dhe mazhorancës tonë, që kanë të bëjnë me përmbushjen e reformës në drejtësi dhe miratimin e saj, që kanë të bëjnë me suksesin e procesit të Vettingut, ku ditë pas dite siç edhe ju transmetoni në mediat tuaja, kemi raste konkrete të përjashtimit nga sistemi gjyqësor të elementëve të cilët rezultojnë që përmes korrupsionit vit pas viti të kenë bërë pasuri të pajustifikuara. Ky është një proces tek i cili kemi mbërritur pas një rruge të gjatë. Sjellja e patolerueshme e PD-së në seancat e fundit plenare ka të bëjë me kundërvënien e kësaj force politike kundër reformës në drejtësi dhe Vettingut dhe në momentin që jemi edhe kundër hapjes së negociatave. Unë shpresoj që Lulzim Basha të mos jetë dhe mos të investohet në një lobing kundër hapjes së negociatave edhe në prezencën e fundit në Berlin. Por në një vend, në vendin më të rëndësishëm të anëtarëve të BE-së, ku procedura që Bundestagu përcakton për shqyrtimin e rekomandimit nga ana e KE-së kalon qoftë në Komisionin për Çështjet Europiane apo dhe në vendimmarrjen e Grupeve Parlamentare, Lulzim Basha, sikurse dhe ne me të majtën gjermane, duhet të bëjë të njëjtën gjë, që mbështetja politike e grupeve politike të përfaqësuara në Bundestag të jetë për ta kaluar sa më shpejt në këtë procedurë parlamentare çështjen e hapjes së negociatave. Rekomandimi nga ana e Komisionit është tashmë pa asnjë kusht, që do të thotë që dhe vendet anëtare do ishte mirë që këtë proces ta kalonin të tillë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

Nga se lind dyshimi juaj z. Balla? Keni informacione që Basha po lobon për të kundërtën?

Unë iu përgjigja pyetjes së koleges tuaj, e cila më informoi që Basha është në Berlin për takime me përfaqësues të politikës gjermane. Nisur nga ky fakt, dua t’ju them që do të ishte mirë që si çdo politikan shqiptar, çdo qytetar i përgjegjshëm shqiptar, kur të flasë në anglisht apo në gjermanisht, të flasë mirë për vendin e vet.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant  Balla

Z. Balla, kush mund të jenë vendet që mund të na rrezikonin në qershor? Është ende Franca apo dhe Gjermania një rrezik për Shqipërinë, sepse vendimi final është në qershor dhe jo nesër?

Vendimmarrja përfundimtare është ajo e vendeve anëtare, të cilat në nivelin më të lartë të hierarkisë ndërinstitucionale të BE-së, Këshilli Europian është organi vendimmarrës më i lartë. Shqipëria ka një mbështetje të fortë dhe pozitive qoftë në Komision, qoftë në Parlamentin Europian, edhe në vendet anëtare. Unë nuk dua të hyj në identifikim vendesh të veçanta. Unë sot dua të ndaj me shqiptarët faktin që Shqipëria nesër pret një lajm shumë të mirë. Faleminderit!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latifi: 17/04/2018 01:15

    O Krric I PS o Koke qymez pulash e degjove deklaraten e Bashes ne bundenstagun gjerman apo te ka droguar edhe ty si veten Rama

    Përgjigju
  • 007: 16/04/2018 12:57

    Ti mire e ke por ai per ate pune ka shkuar.Se mos kan bere gje tjeter gjith keto vite ate te shqupit!!!!!!/!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë