Komisioni Europian nesër do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë. Sipas burimeve te Report TV, është tashmë e sigurt që komisarja europiane për politiken e jashtme Federica Mogherini do të vijë nesër në Tiranë me lajmin e mirë, ndërsa komisari për zgjerimin Hahn, do ta zyrtarizoje nga Brukseli. Mogherini do të dorëzojë në Tiranë progres raportin e fundit te KE, ku përveç rekomandimeve pozitive për hapjen e negociatave, do të gjykohet edhe ecuria e reformave në Shqipëri sipas fushave te ndryshme.
Rekomandimi për hapjen e negociatave vjen më në fund pas një sërë shtyrjesh dhe kushtesh të vëna Shqipërisë nga Bashkimi Europian që tashmë, në pjesën më të madhe janë përmbushur, duke nisur që nga Reforma për Drejtësinë, lufta kundër trafikut të drogës, kriminalitetit dhe korrupsionit dhe ne fund edhe një përmirësim të marrëdhënieve me Greqinë.
Rekomandimi pozitiv qe do të zyrtarizohet nesër, megjithatë, nuk është ende kalimi përfundimtar drejt hapjes së negociatave që do të varet nga votimi në 28-29 qershor nga ana e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare. Kundër Shqipërisë peshojnë akoma pozicionet e Francës, Gjermanisë dhe Holandës. Brenda fundit të prillit, kryeministri Edi Rama ka në program një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, pikërisht me synimin për të rreshtuar edhe Gjermaninë në kampin e aleatëve. Nuk është fiksuar ende një takim me presidentin francez, Emanuel Macron, takim i cili është në fazë përgatitore.
Ndërkohë sipas EUObserver zbulon pjesë nga progres raporti që do të zyrtarizohet nesër nga KE. EUObserver thotë se Brukseli ka një strategji të re për të përshpejtuar zgjerimin. Sipas shkrimet të publikuar sot, një ditë para publikimit të raportit, KE vlerëson progresin e Shqipërisë, ndërsa pritet që të ketë një rekomandim pozitiv edhe për Maqedoninë pasi negociatat me Greqinë për emrin janë drejt finalizimit.
Ndërsa përsa i përket shteteve të tjera të Ballkanit, Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025, thotë EUObserver. Ndërkohë ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.
Shkrimi i publikuar sot ne faqen EUObserver
bravo me ne fund shqiparet shqiperi edhe kosoves fo jen njelloj si gjith populli europian. kosovaret kan te drejt per pasaporte shqiptare po nuk paten nenteshtesi te 2te si serbe ose ndonje tjeter.
PërgjigjuNje bravo e madhe per Edi Ramen,e meriton.
PërgjigjuMuhabet Kazani
Sa e bukur fotoja, cdo gje e kuruar per se mbari, vetem ato tezgat aty ia prishin.
Përgjigju