Projekligji i ri / Vizitat tek
mjeku i familjes do të jenë falas

Projekligji i ri / Vizitat tek<br />mjeku i familjes do të jenë falas
Qeveria ka miratuar një projektligj të ri për vizitat tek mjeku i familjes. Ky projektligj parashikon se vizitat tek mjeku i familjes do të jenë falas.
 
“Në këtë projektligj propozohet që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të financojë, për personat e pasiguruar, shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor, që lidhen me vizitën e mjekut të familjes. Aktualisht, personat e pasiguruar janë të detyruar të paguajnë tarifën e vizitës te mjeku i përgjithshëm, e cila mbulon koston e plotë të këtij shërbimi.
 
Pavarësisht se nga pikëpamja teorike sigurimi shëndetësor mbulon, potencialisht, të gjithë popullatën, është realitet që një pjesë e mirë e saj, e cila nuk arrin të përfshihet në skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor apo që nuk vërteton dot, në kohë të shpejtë, këtë sigurim, qoftë edhe për arsye burokratike, ka detyrimin të bëjë një pagesë për vizitën te mjeku i familjes.

Shpesh, mekanizmat e sistemit shëndetësor ekzistues favorizojnë shmangien e kësaj pagese, madje kanë favorizuar zëvendësimin e saj me pagesën nën dorë. Ky fakt konstatohet edhe në evidencat e vizitave te mjeku i familjes, ku pagesat nga të pasiguruarit rezultojnë shumë të pakta. Ndërkohë, sfida jonë është që t’u rikthejmë qytetarëve besimin e humbur te shërbimi shëndetësor dhe t’u japim atyre mbrojtjen e merituar”, - thuhet në relacionin e projektligjit.
 
Ndryshimet
 
Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor nuk financon shërbime të kujdesit shëndetësor ndaj personave të pasiguruar, me përjashtim të rasteve të mëposhtme:

Shërbimi i urgjencës mjekësore
Shërbimi/përfitimi i paketës së kontrolleve periodike parandaluese në popullatë, sipas përcaktimeve të bëra me vendim të Këshillit të Ministrave
Vizita te mjeku i familjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos