Projekt-buxheti i bashkisë Tiranë, Ina Zhupa: Parashikohet që Veliaj të shpërdorojë paratë e qytetarëve

Projekt-buxheti i bashkisë Tiranë, Ina Zhupa: Parashikohet që Veliaj të shpërdorojë paratë e qytetarëve

Teksa pasditen e sotme pritet të miratohet Buxheti në bashkinë e Tiranës, Partia Demokratike e ka konsideruar si një buxhet që do të shtojë taksat dhe tarifat për qytetarë. Me anë të zëdhënëses, Ina Zhupa, PD hedh akuza se bashkia e Tiranës do të vazhdojë me synimet për aferat korruptive dhe të shtojë shpenzimet për administratën.

Zhupa hedh akuza edhe në emër të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa thotë se ai parashikohet të shpërdorojë paratë e qytetarëve për të vazhduar me projektet korruptive dhe klienteliste.

Ndër të tjera zëdhënësja e PD shtron 6 pika ku sipas saj Veliaj parashikohet të vazhdojë projektet korruptive.

Reagimi i Zhupës:

Projekt Buxheti i Bashkisë Tiranë: më shumë taksa dhe tarifa për qytetarët, vazhdojnë me synimet për aferat korruptive dhe shtojnë shpenzimet për administratën.

Veliaj parashikon te shpërdoje parate e qytetareve te Tiranes per te vazhduar idene e projekteve korruptive edhe klienteliste:

1. Parashikon shpenzime konsulece për projektin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar dhe kullave të Fusha shpk.

2. Parashikon vazhdimin e idesë së uzurpimit të kopshtit botanik, duke e cilesuar atë si hapesire të kopshtit zoologjik .

3. Parashikon shpenzime për ndertimin e Landfillit , inceneratorit të mbetjeve në Tirane, projekte të denoncuara edhe më parë nga Partia Demokratike për skemen klienteliste edhe korruptive.

4. Parashikon fryrjen e administrates së Bashkisë Tiranë, ku është faktuar nga publikimet e mediave që me dhjetra punonjës janë të dedikuar për propagaden e rrjeteve sociale. Duke harxhuar buxhetin e taksave të qytetarëve për më shumë propagandë.

 5. Parashikon rritjen e tarifave për parking dhe pakësimin e zonave për parkimet e banoreve pa pagese.

 6. Parashikon rritjen e takses së arsimit!

Qartësisht është një projekt buxhet që s`ka lidhje me interesat e qytetarëve të Tiranës, por me xhepat e oligarkeve dhe klienteve të Veliajt. Një derë e hapur për aferat korruptive dhe një derë e mbyllur për interesat e qytetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 26/12/2019 21:58

    Hani mu... hani se ju bon mire

    Përgjigju
  • Tironci: 26/12/2019 15:45

    Bravo Ina vetem helm nxirrni nga goja ju te PDse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë