TIRANE- Qeveria ka prezantuar dje katër projektet konkrete në kuadër të reformës territoriale. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi publikoi dje në faqen e tij në “facebook” katër projektet ku tregohet se si do të bëhet shëtitorja e Qeparoit, sheshi qendror në Lushnjë, rezidenca turistike në Shëngjin dhe qendra e Çorovodës.
Projektet
Katër projektet janë fillimi i të gjitha planeve të qeverisë për të rindërtuar zonat urbane në Shqipëri ku këto kanë më shumë prioritet. Shëtitorja e Qeparoit parashikon një bulevard që kalon të gjithë vijën bregdetare të zonës turistike. Krahas kësaj, është parashikuar që fshati i Qeparoit të marr nuancat e një fshati tipik turistik bregdetar ku do të hetë edhe zona pushimi për turistët. Pjesë e këtij projekti janë edhe lulishtet e mëdha si zonë pushimi për turistët dhe banorët e zonës.

(Në foto projekti për ndërtimin e shëtitores së Qeparoit ku parashikohet që të ndërtohet një bulevard që kalon të gjithë vijën bregdetare të fshatit turistik.)
Projekti tjetër, “Sheshi i Qytetarëve” në Lushnjë parashikon ndërtimin e një unaze transporti si edhe bashkimin e dy shëtitoreve. Unaza do të mbështjellë sheshin në qendër të qytetit. Në të nuk parashikohet kalimi i makinave dhe do t’i lihet më shumë hapësirë këmbësorëve dhe udhëtarëve me biçikleta. Sipas projektit, një rëndësi e veçantë do t’i jepet lulishteve dhe hapësirave të pushimit.

(Në foto projekti për “Sheshi i Qytetarëve” ku parashikohet ndërtimi i një unaze transporti dhe bashkimi i dy shëtitoreve për të ndërtuar një shesh të vetë.)
Projekti tjetër, qendra e Çorovodës parashikon ndërtimin e një qendre tipike urbane ku sërish do t’i jepet rëndësi hapësirave të gjelbërta dhe shesheve të pushimit për qytetarët. Në këtë projekt parashikohet edhe një shatërvan i cili do të ketë edhe vende të posaçme për freskimin e turistëve.

(Në foto projekti i ndërtuar nga qeveria për të bërë ndryshimin e qendrës së Çorovodës ku parashikohet ndërthurja e ndërtimeve tradicionale si xhamia me urbanizimin e zonës)
Projekti tjetër është ndërtimi i një rezidence turistike në plazhin e Shëngjinit i cili përbëhet nga një kullë dhe një hapësirë shumë të madhe plazhi. Ai do të jetë i rrethuar nga pemë ku në pjesën ballore do të jenë të vendosura palma.

(Në foto projekti për ndërtesën në plazhin e Shëngjinit parashikon ndërtimin e një rezidence turistike e cila do të përbëhet nga një godinë e lartë dhe do t’i jepet më shumë prioritet hapësirës së plazhit)
Shkrimi u publikua sot (12.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO