Projektet për devijimin e lumenjve- Koka: Nuk falim asnjë litër ujë e jo më detra e lumenj


Lefter Koka, minister i Mjedisit
TIRANË, 26 Shkurt/ATSH-Anila Struga/.- Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, shprehu të enjten në Kuvend vendosmërinë e qeverisë shqiptare 'për të mos falur asnjë litër ujë e jo më detra, liqene e lumenj", në kuadër të projekteve hidrike që vendet fqinje kanë përmes devijimit të lumenjve si, Vjosa.
Ndërsa parlamenti diskuton sot ndryshimet në ligjin "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis", deputetë të opozitës kërkuan shpjegime nga ministri i Mjedisit për qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj këtyre planeve për ndërtime hidrike, që mbështeten mbi devijimin e lumenjve, që përshkojnë edhe Shqipërinë.
"Shteti shqiptar ka reaguar në kohën e duhur si për Vjosën, Prespën dhe Radikën më herët. Që në projekt-ide shtetet fqinje, kufitare, duhet të jenë pjesë e vlerësimit të ndikimit në mjedis. Një gjë është e qartë dhe për këtë garantojmë gjithë deputetët e gjithë shqiptarët, se kjo qeveri është e vendosur për të mos falur një litër ujë e jo më detra, liqene e lumenj. Janë të gjitha konventat që na e garantojnë këtë dhe po ashtu edhe gjykatat ndërkombëtare. Ne jemi gardianë për të respektuar këto konventa, aq më shumë kur bëhet fjalë në raporte ndërkufitare", siguroi ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë dhe specialistë të mjedisit, kanë këmbëngulur pranë qeverisë shqiptare që të kundërshtojë projektet e vendeve fqinje për devijimin e dy lumenjve mjaft të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, Radika për kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin dhe Vjosa për jetën në pjesën jugore të Shqipërisë. /a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës