ÇOROVODË- 50 ha tokë në Çorovodë dhe 100 ha tokë në Skrapar dhe në të gjithë qarkun e Beratit do të pyllëzohet së shpejti në kuadër të sezonit të pyllëzimit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në një vizitë që ka bërë në Çorovodë, bashkë me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço, me rastin e projektit për pyllëzimin e Çorovodës.
“Do të pyllëzohet 50 ha në Çorovodë dhe 100 ha Skrapar dhe në të gjithë qarkun e Beratit”, u shpreh ministri Koka, duke shtuar se, “do të ketë edhe projekte të mëtejshme për pyllëzimin e të gjithë vendit”.
Gjatë vizitës së tyre, ata vizituan fillimisht gjimnazin e qytetit, ku inspektuan rikonstruksionin e godinës si dhe sistemin e ri të ngrohjes. Kryetari i Kuvendit Meta bashkëbisedoi me nxënësit dhe theksoi rëndësinë e përkushtimit të tyre ndaj mjedisit dhe zhvillimit të qytetit. Ai përgëzoi Ministrin e Mjedisit për vëmendjen e kushtuar ndaj pyllëzimeve në qytetin e Çorovodës.
Ministri i Mjedisit ftoi të rinjtë të merrnin pjesë në aksionin për pyllëzimin por edhe për ruajtjen e mjedisit.
Më pas Ministri Koka, në shoqërinë e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço ecën nëpër shëtitoren e qytetit për tu ndalur pranë Pallatit të Kulturës, ku së bashku me gjimnazistë mbollën fidanë të rinj.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pas mbjelljes së fidanëve u shpreh:“I bëj apel të rinjve të mbrojnë natyrën. Le të mbështesim të gjithë sëbashku Ministrinë e Mjedisit për punën e mirë që po bën me projektet e pyllëzimit”.
Pas mbjelljes së fidanëve Ministri i Mjedisit i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Nesim Spahiu zhvilloi një takim me drejtues të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor dhe Agjencisë Rajonale Mjedisore për Qarkun e Beratit.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com