Projekti antishqiptar i varrezave greke

Projekti antishqiptar i varrezave greke
Para disa vitesh(më 2008) Shqipëria dhe Greqia nënshkruajtën marrëveshjen për ndërtimin e dy varrezave për eshtrat e ushtarëve grekë, të rënë gjatë luftës italogreke në territorin e Republikës së Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur në fillim nga Ministria e Jashtme greke dhe më pas Ministria e Jashtme e Shqipërisë e cila njoftoji me një komunikate për shtyp duke mos dhënë shumë hollësira rreth kësaj marrëveshje. Por në fillim të këtij viti Berisha sipas medieve ka urdhëruar nxitimin për realizimin e këtij projekti antishqiptar.

Por çfarë projekti fshihen pas ndërtimit të varrezave greke? Ka lidhje urdhëri i Berishës në fillim të vitit me skenarin e ngritjes në OKB, këtë vit çështjen e autonomisë së Vorioepirit?

Nënshtrimi
Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tone tregoi edhe njëherë se politikanët, ministrat, deputetët shqiptar u gjunjëzuan përpara presioneve greke për disa varre. Sot ndërtimi i këtyre varrezave na duket si diçka normale dhe e shenjtë, por grekët kanë arritur të ngrenë tezën për edukimin e brezave të ardhshëm grek se Shqipëria ka pushtuar Voriepirin(jugu i Shqipërisë) në luftën italo-greke. Të gjithë e dimë që po realizohen skenarë të tillë dhe heshtim, heshtim përpara tragjedisë që po na troket në derë. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë ishte vënë si kusht për ratifikimit nga ana e Kuvendit të Republikës Greke të MSAsë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Kushtin për bllokimin e MSA-së për shkak të ndërtimit të varrezave e deklaroji pak javë më parë edhe nënkryetari i Kuvendit të Greqisë Jorgos Surlas.

Çfarë kushti do të vërë Greqia për pranimin e Shqipërisë në NATO? Po për anëtarësimin në BE? Vorioepiri?!

E pra, Shqipëria sot udhëhiqet nga njerëz pa shtyllë kurrizore, pa dinjitet kombëtar sepse vetë faktet flasin. Shqipëria sot nuk paska burra, por meshkuj që pas pesë minutash kthehen në lavire. Por opinioni duhet të pyes pse Greqia nuk kërkon ndërtimin e varrezave të Ushtrisë Demokratike Greke (DSE) që udhëhiqeshin nga komunistët të vrarë në luftën qytetare 1946-1949 në territorin e Shqipërisë, në Mali Gramoz?! Rreth 10 mijë komunistë grek mund të jenë vrarë në Malin Gramoz. Në vitin 1946-1949 u zhvillua lufta qytetare në Greqi për pushtet midis forcave të djathta (IDEA) që ndihmoheshin pa rezerva nga Britania e Madhe, Sh.B.A. dhe forcave të majta të njohura Ushtria Demokratike Greke(DSE). Në përfundim të kësaj lufte qytetare (1946- 1949), u vranë 41.970 ushtarë të Ushtrisë Demokratike Greke që udhëhiqej nga komunistët, u dorëzuan 24.300, u kapën rob 23.950. U larguan nga Greqia për në vendet e Evropës, 70 mijë
njerëz , pleq, gra dhe fëmijë. Pra, duke parë që gjatë luftës qytetare greke 1946-1949 janë vrarë në tokën shqiptare qindra apo mijëra ushtarë grek, atëhere pse qeveria greke
nuk kërkon të ndërtohen varreza edhe për këta ushtarë që u vranë për ideologji dhe luftë për pushtet?! Varrezat shqiptare Në shekuj Selaniku ka qenë i banuar nga shumë raca
njerëzish si grekë, shqiptar, turq, çifut, sllavë etj. Të cilët kishin edhe varrezat e tyre në këtë qytet. Ligji grek përcakton që të vdekurit duhet të kenë varr të paguar nga familjarët
e tyre. Kështu bashkësia shqiptare që për shekuj kishte jetuar dhe punuar në qytetin e Selanikut kishin varrezat e tyre në një kodër. Por në vitet 1974-1976 qeveria e asaj kohe greke urdhëroi që të zhdukeshin varrezat shqiptare dhe mbi ato varre të ndërtohej një lagje me banorë të gjallë. Sot ajo lagje quhet “TRIANDRIA”. Për çudi ende sot e kësaj dite nuk ka interesim nga qeveria shqiptare se ç’u bë me eshtrat e të vdekurve. Gjatë kërkimeve të mia historike në Selanik nuk gjeta asnjë dokumentacion që lagja Triandria kishte qenë varrezë e shqiptarëve. Në vitin 2003 ndesha në librin e Artë të Adresave të Selanikut një hartë ku si varrezë të shqiptarëve përcaktohej qendra Maqedoniko në lagjen e Neapolit. Por nga dëshmitë e njerëzve mësova se përpara kjo qendër kishte qenë varrezë e rumunëve dhe jo të shqiptarëve. E cila edhe kjo varrezë e rumunëve ishte prishur në vitet 1974-1976, me urdhër të qeveris greke. Për përcaktimin e saktë të varrezave të shqiptarëve në Selanik më ndihmoi djali i motrës së atdhetarit Avni Rustemit i cili në ato varreza kishte pasur varrin e prindërve. Në varrezat shqiptare në Selanik ka patur varrin edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, eshtrat e të cilit u kthyen në Shqipëri në vitin 1976. Janë të vetme eshtra që nuk I zhdukën grekët gjatë prishjes së varrezës shqiptare. Po
kështu një dokument për ekzistimin dikur varrezë e shqiptarëve lagja Triandria është botuar në Gazeta e Athinës në shtator të vitit 2002. Ku Shahin Qenan Mesareja nipi I gjeneralit turk me kombësi shqiptare Hasan Tahsin Pasha deklaron se varri i Hasan Tahsin Pashës ka qenë në varrezat shqiptare në Triandria në Selanik. Gjenerali Hasan Tahsin Pasha ka shërbyer komandat i ushtrisë turke në Greqinë e Veriut. I cili më 26 tetor të vitit 1912 u dhuroi grekëve qytetin e Selanikut midis pretendimeve edhe të ushtrisë bullgari. Shteti grek mund të zhduki varrezat e çdo kombi jogrek, ndërsa Shqipëria duhet të nderojë ushtarët grek që janë vrarë në Shqipëri si pushtues në luftën italo-greke të vitit 1941.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin