TIRANE- Në projektbuxhetin e miratuar për vitin 2012, Bashkia e Tiranës parashikonte që konvikti i Gjuhëve të Huaja, të mbyllej dhe të ndryshonte destinacion, duke u kthyer në një shkollë 9- vjeçare për njësinë bashkiake nr.2.

Ekspertët e bashkisë kishin parashikuar se ndryshimi i funksionit lidhej me numrin gjithnjë e më të pakët të konviktorëve që e frekuentonin, ndryshime për të cilat ata kishin parashikuar edhe një fund prej disa miliona lekësh që do ta kthenin gjatë kësaj vere nga konvikt në shkollë 9-vjeçare. Mirëpo ndryshe nga sa ka parashikuar vetë në buxhet, bashkia e Tiranës ka nisur procedurat për ta dhënë me qira, pasi sipas saj nuk përballon dot koston e mirëmbajtjes.

(ek/shqiptarja.com)