Projekti i 2008, Ligji i Biberajt
për dosjet digjte Berishën

Projekti i 2008, Ligji i Biberajt <br />për dosjet digjte Berishën
TIRANE- Vetëm pak kohë pas nisjes së debatit publik për dosjet e sigurimit, ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, ka depozituar në vitin 2008 në Kuvend një variant për hapjen e këtyre dosjeve. Me statusin e zv.Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ishte kërkuar me insistim përmes një rezolute dënimi i komunizmit në të gjithë Evropën Lindore, Biberaj kishte marrë përsipër hartimin e ligjit për "Lustracionin". Kështu, në draftin e propozuar prej tij, i cili është një bashkim i tre drafteve të paraqitura më parë nga PD, PS e PDK, përcaktohen kategoritë që do të verifikohen si dhe papajtueshmëria e funksioneve. Çka do të thotë se ish-zyrtarët e regjimit, të cilët kanë mbajtur një seri postesh, të përcaktuara në nenin 4, nuk do të mund të zgjidhen dot në nivele të larta drejtuese. Të tillë janë ish-anëtarët ose kandidatët e byrosë politike, ish-anëtarët ose kandidatët e komitetit qendror të partisë, ish-ministrat, ish-anëtarët e këshillit presidencial etj. Por pika më e nxehtë ishte hapja e dosjeve për sekretarët e organizatës bazë të PPSH e larta, që sillte djegien përfundimtare të Berishës. Pasi futej në listën e posteve të cilat kishin papajtueshmkëri dhe kryeministrit nuk mund të ishte në asnjë funksion partiak apo shtetërore, për shkak se ka qënë për pak kohë sekretar PPSH në spitalin qëndror. Ndërkohë që dhe hapja e dosjeve për agjentët ë shërbimeve të huaja ishte një pikë e cila nuk u përtyp nga ana e demokratëve, ndaj erdhi dhe rrëzimi i projektligjit të paraqitur nga ish-deputeti i PD, Biberaj. Kështu duhet të kishin lënë politikën shumë politikanë, nga e majta apo nga e djathta, mes të cilëve Berisha, Ruçi, Gjinushi etj. Gjithashtu ish-deputeti i PD-së propozoi asokohe që për zbatimin e ligjit të ngrihet autoriteti i Kontrollit të Figurave, i cili përbëhet nga pesë anëtarë që propozohen nga Presidenti, Këshilli i Ministrave, Drejtori i SHISH, grupi i maxhorancës dhe grupi i opozitës në Parlament. Sipas këtij drafti janë dhënë dhe tre variante, ku varianti i parë kërkon të hapen të gjitha arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit dhe bëhen publike me përjashtim të atyre që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare. Sipas variantit të dytë, do hapen të gjitha arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit, por nuk bëhen publike dhe ku çdo qytetar i interesuar mund të marrë informacion për veten e vet ose familjen e tij, pranë Autoritetit të Kontrollit të Figurave. Ndërsa sipas variantit të subjekt i verifikimit sipas ligjit janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë funksione të larta. Autoriteti i Kontrollit të figurave do nisë verifikimin e zyrtarëve në detyrë sipas nenit 3 të këtij ligji, i cili fillon me Presidentin dhe të dekretuarit prej tij, të cilët janë që nga Prokurori i Përgjithshëm, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, kreu i SHISH, anëtarët e KLD, guvernatorë, zëvendësguvernatorë e drejtorët e Bankës së Shqipërisë, deputetët e Kuvendit e të zgjedhurit prej Kuvendit dhe vazhdon me anëtarët e qeverisë, zv.ministrat, prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave, anëtarët e këshillave të qarkut si dhe të këshillave bashkiake etj. Ky proces, sipas draftit do përfundonte brenda gjashtë muajve, duke tentuar në këtë mënyrë pastrimin e politikës dhe administratës shqiptare nga njerëzit e lidhur me Sigurimin e shtetit. Por një projektligj i tillë nuk u miratua që atëherë, duke i lënë vendin një projekti tjetër të paraqitur nga demokratët por që nuk u firmos nga ana e Presidentit. Teksa e ka lënë në heshtje, ligji i "lustracionit" hyri në fuqi, u ankimua në Gjykatën Kushtetuese e cila "duroi" sa të priste mendimin negativ të Komisionit të Venecias, që solli më pas dhe rrëzimin e tij, i cili sipas arsyetimit shkelte të drejtat e njeriut dhe shërbente si mjet presioni ndaj sistemit të drejtësisë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike