Projekti i aksit rrugor ‘Elbasan-Qafë Thanë’, Rama publikon pamjet si do të transformohet: Një nga më të rëndësishmit në vend

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” disa pamje të projektit të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Rama shkruan se projekti synon të transformojë rrënjësisht aksin rrugor në një një rrugë me 4 korsi, si pjesë e korridorit të 8-të.

“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të dhe tanimë i përfshirë në rrjetin europian, sikundër u bë publike edhe në Samitin e Tiranës”, shkruan Rama në Facebook.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend, pjese e korridorit VIII. Itinerar është Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.  Ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km.

 

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 13/12/2022 06:59

    Kur fillon e kur perfundon?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar