Projekti i Pazarit të Ri, Veliaj: Risi
në menaxhimin e punëve publike

Projekti i Pazarit të Ri, Veliaj: Risi<br />në menaxhimin e punëve publike
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj së bashku me Kreun e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Majkëll Granof përuruan sot nisjen e punimeve për zhvillimin dhe transformimin e Pazarit të Ri në kryeqytet. Për Veliajn, ky projekt do ta kthejë Pazarin e Ri në një nga destinacionet kryesore të qytetit.

“Për ju që mbani mend fushatën , unë jam ai i fiqve dhe jam i lumtur që në vendin ku kam punuar që i ri do të nisë ky projekt. Për snobët , kjo do të vazhdojë të jetë pjesë e humorit, por për punëtorët kjo do të jetë një punë e vërtetë. Suksese atyre që do bëjnë duart pis për këtë punë të pastër”, tha Veliaj.

veliaj

Sipas tij Pazari i Ri nuk do të ketë vetëm emërtimin e ri , por do të sjellë risi edhe në mënyrën e menaxhimit të punëve publike.

“Projekti i Pazarit të Ri do të sjellë edhe risi në mënyrën se si menaxhohet një vepër publike. Do të kujdesemi shumë që koncepti i ri i menaxhimit të përbashkët të Pazarit të Ri, në një model të ri biznesi, pra një distrikt që përmirëson klimën e biznesit, të jetë më i miri që kemi pasur në përvojën e këtij bashkëpunimi në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se bashkë me stafin e bashkisë do të sjellin një standard të ri të bërjes së punëve publike, të kompozimit jo vetëm të zonës së Pazarit, por edhe pjesës shtesë që vjen si bashkëfinancim i qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës, ku përfshihet nënkalimi, parkingu dhe një zonë pedonale, për ta kthyer Pazarin e Ri në një zonë jashtëzakonisht tërheqëse për qytetarët dhe turistët.

pazari i ri

“Mezi pres që t’ia fillojmë kësaj pune dhe 1 milionë dollarë që bashkia po investon, janë një milionë mundësi për Tiranën dhe banorët. Pasi ky projekt të mbarojë disa do shesin fiq disa mend, por rëndësi ka që të jemi të inkuadruar në një qytet, ku të gjithë shesim dhe blejmë”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër kreu i fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Majkëll Granof tha se fondi do të investojë 3 milionë dollarë për këtë investim.

“Ashtu sic e tha edhe Kreu i Bashkisë ne nuk po mundohemi që nëpërmjet zona të zhvillimit të restaurojmë vetëm gurët e pazarit, por po mundohemi të sjellim etikën  e menaxhimit të përbashkët. Ne e kemi provuar këtë model dhe testuar në qytete të tjera, si Shkodër, Korccë dhe Krujë dhe besojmë që ky model do të funksionojë edhe këtu. Ne do të punojmë së bashku që ky pazar të punojë më së miri për të gjithë bizneset, qytetarët që blejnë këtu dhe pse jo edhe për turistët që vijnë në Tiranë”, përfundoi Granof me shpresën se pas disa muajsh do të shohë ndryshimin.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar