Projekti i Portit të Durrësit/ Alabbar: Vigjilenca e Qeverisë shqiptare ka qenë me e larta, nuk e kisha parë në vende të tjera

Investitori Mohamed El Alabbar, i cili do të ndërtojë Portin e Durrësit, tha sot pas firmosjes së marrëveshjes së zhvillimit se ky është një projekt i jashtëzakonshëm, me teknologji shumë avangardë. Ai tha se vigjilenca e Qeverisë shqiptarë për gjithçka lidhej me projektin ka qenë shumë më lart se të gjitha vendet e tjera.

“Do të doja të falënderoja ekipin e shkëlqyer që ju keni dhe që gjatë viteve të shkuara kanë punuar shumë fort që ne të vijmë këtu.  Të gjithë kemi punuar fort, duke besuar se kjo do të ndodhte por në të njëjtën kohë shikojmë reagimin e njerëzve për vizionin tuaj.  Askush nuk e ka pasur vigjilencën lart ndaj meje sesa qeveria shqiptare.

Kam ardhur dhe jam ankuar sepse nuk isha mësuar me këtë. Por ja ku jemi tani dhe jemi shumë krenar për këtë arritje. Unë po mësoj. Ky është një rrugëtim i jashtëzakonshme. Përgëzime  për mënyrën se si e keni përzemër vendin tuaj.  Këta njerëz që punojnë me ne, në Shqipëri, po implementojnë një nga projektet më të mira në botë dhe më pas do të eksportojnë dije.

Në Durrës do të jetë një nga teknologjitë më të përparuara. E gjitha është pjesë e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Imagjinoni se si do të shkojë puna për zgjidhjen për heqjen e mbetjeve, pra teknologji shumë e përparuar.

Njerëzit janë entuziastë për këtë projekt. Ju vazhdoni t’i bëni gjërat me shumë zemër shkelqësi. Rruga jonë para është shumë entuziaste”, tha ndër të tjera Alabbar.


Lajmi kryesor:

Porti Turistik i Durrësit, nënshkruhet marrëveshja e zhvillimit! Alabbar: Shqipëria vigjilente për projektin si asnjë vend tjetër! Rama: Shteti s’ka asgjë nën rrogoz


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë