Projekti i Portit të Durrësit/ Meta: Pastrim gjigand parash, nuk është aspak strategjik! Apartamentet janë shitur ‘në ajër’ dhe në mënyrë spekulative

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për pastrim parash sa i takon projektit të Portit të Ri të Durrësit. Ai tha se bëhej fjalë vetëm për shitje apartamentesh dhe jo për investim strategjik. Në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Durrës, Meta se ekzistonte rreziku i ndalimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen pasi kushdo që blinte apartament në këtë projekt do të përfitonte nga ‘pasaportat e arta’, nismë kjo që BE e ka kundërshtuar haptazi.

“Projekti nuk është aspak strategjik por thjesht ndërtim pallatesh dhe apartamentesh sepse në fund rezultojnë të ndërtuar dy hotele dhe një marinë e vogël. Prona më e rëndësishme e vendit po falet për apartamente. Këto apartamente kanë filluar të shiten në ajër dhe në mënyrë spekulative.

Kemi të bëjmë me një skemë të pastër të pastrimit të parave. Megjithëse BE ka qenë i prerë lidhur me pasaportat e arta që rrezikon lëvizjen e lirë, marrëveshja e Edi Ramës thotë se kushdo që blen një apartament mund të marrë një pasaportë shqiptare dhe mund të lëvizë lirshëm në zonën Shengen"-tha Meta. 

Kreu i PL shtoi se nuk kishte transparencë mbi këtë projekt dhe se sipas tij kjo bëhej për qëllimin e qartë për pastrimin e parave duke qenë se edhe Bashkimi Europian sipas tij ka deklaruar se një projekt i tillë binte ndesh me marrëveshjet e Shqipërisë me EMS.

"Përgjigjia është e qartë, kjo bëhet për të pastruar paratë e tij dhe të bandës së tij. Errësira është e plotë dhe e qëllimshme për këtë çështje madhore për t’i humbur Shqipërisë portin e mallrave dhe humbjen e rolit të saj si nga pikëpamja ekonomike po ashtu edhe nga ajo strategjike. Projekti është qartazi një pastrim gjigand parash. Shumë kompani përfshirë edhe atë gjermane i janë drejtuar parlamentit dhe i kanë bërë me dije se marrëveshja e Portit të Durrësit bie ndesh me marrëveshjet e EMS dhe se Shqipëria rrezikon të paguajë gjoba të majme”- u shpreh Meta.

Ai e mbylli takimin me strukturat drejtuese të partisë duke deklaruar se ora e llogaridhënies po afronte dhe se Durrësi do të kthehej në shinat e duhura.

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/12/2022 02:25

    Te rrime shtrember e te flasim drejt,qellimet e mbrapshta te Likes ja bejne /Moo!/,por faktet ne kete rast jane fakte.Nuk mund te perdoren pashaportat e shtetesia si karem per te shitur apartamente.Nese Rama e ben kete,jo vetem del kunder Evropes,por bie ne nivelin e vete Metes qe jepte shtetesite majtas e djathtas si karamele.Sa per ate se cfare quan shteti //investitor strategjik//,nuk duhet te habitet askush.Mendoj qe eshte gjetur ky term per te mbyllur //gojeligjte// dhe ndonje hetim te mundshem.Vetem ne vende si Shqiperia me /investim strategjik/ nuk nenkuptohen porte,HEC gjigande,centrale berthamore,aeroporte,porte,hekurudha,fabrika e uzina te rendesise kombetare dhe investime per ushtrine e mbrojtjen e teknologjine e larte,por nenkuptohen,apartamente,hotele,rezorte e ndonje marine e vogel turizmi te rendomte.E kuptoni keshtu menyren se si logjikojne aty politike-beresit??

    Përgjigju
  • Beni: 10/12/2022 20:32

    Se eshte hajdut likja nuk do te thote qe jane te paverteta ato qe citoi.Shani liken po kto gjobat populli i ka ne kurriz.

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 10/12/2022 20:18

    O ARBËROR O SPIUN I SËRBIT ÇFAR DO TË THOT SKJAU ? ? ? KJO FJAL NUK EKZISTON NË SHQIP. KUR SDI SHQIP O SËRB PSE KOMENTON. TI KOMENTO NË SËRBI O SËRB RAC E PISËT.

    Përgjigju
  • Kik: 10/12/2022 20:17

    Nuk i doli gje me inseneratoret filloj me portin e Durresit. Se nuk rri ma henger m ...

    Përgjigju
  • Arbërori: 10/12/2022 19:54

    Apartamentet janë duke u shitur tek serborusët, dhe secili që blen apartamentin e merrë shtetësin shqiptare me automatik. Ky ështé Edvin shkjau shqipfolës që është duke e realizuar ddëshirat e serboqetnikëve me Sheshelin fashist qetnik në krye se Durrësi ka qen dhe do bëhet i serbis fashiste! Mbajeni Edvin Tradhtarin në pushtet mbajeni o të verbuar qofshi

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/12/2022 19:35

    Like alkooliku,pislliku,hajduti,perversi,mashtruesi,mafiozi,vrasësi dhe degjeneruesi me i neveritshmi nďer politiqenët 32 vjeçare shqiptare te derisotshëm nuk do te kesh asnje shans per te marre ndonje bythore ne sherbimet publike. Je monster e kaluar me te gjithe ata qe bashkpunon mbi tavoline e nentavoline dje dhe sot. Vafsh mbrapa diellit,rrac e ndyre.

    Përgjigju
  • lali: 10/12/2022 19:29

    o meta po ik o vllai se skam tvogla

    Përgjigju
  • Elsa: 10/12/2022 19:09

    Meta duhet tmarr shembull nga punet e Rames

    Përgjigju
  • Olti: 10/12/2022 19:03

    Fole ti mor hajdut

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 10/12/2022 19:03

    O lilo sa shume qe fantazon ,mos te del ndonje bllofsi me inceneratoret o spiun Ju jeni ekeqia me e madhe e shqiperise Dorezo floririn.

    Përgjigju
  • PËRA MËRA: 10/12/2022 19:00

    So ka mundësi e flet ky spiuni Ilir Metaj ky u pa me zë e me figur që është hajdut i pa skrupullt. E ky del e flet për korentsin. Po kjo është e pa besushme kryehajdut , spiuni Ilir Metaj gërthet kapeni kapeni hajdutin se in jam shëmbëlltyra e korektësis jam pak hajdut po s'quhet. O Zot ça mban korja e Tokës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave