“Kryesocialisti ka thirrur disa arkitekte të huaj me të cilët ka punuar e qarkulluar konkurse në Bashki dhe ka përjashtuar në bllok të gjithë ekspertët e mirëfilltë shqiptarë. Dhe ka dy ditë që punohet me dyer të mbylluara për çfarë mendon të bëjë në pjesët më të çmuara të vëndit. Sidomos bregdetit. Po ndahet torta në mënyre okulte. Pushteti lokal është jashtë loje. Në rend të ditës grabitja e pronave të bregut dhe stimulimi i bizneseve të fshehta që financuan në fushatë. Po e bën këtë pa asnjë plan e proçes transparent. Konferenca nesër është vetëm fasade. Pasi pazaret u bënë dje dhe sot. Por gjenerata e re e shqiptarëve nuk mund ta pranojë pazarin me te ardhmen në emër të interesave të së shkuarës”, shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)