Projekti i qeverisë: Me 300 veta shpallesh minoritetet! Instituti i Historisë: Dëmton interesat kombëtare

Projekti i qeverisë: Me 300 veta shpallesh minoritetet! Instituti i Historisë: Dëmton interesat kombëtare

TIRANE-Shqipëria ka aktualisht 9 pakica kombëtare, por numri mund të rritet me lëvizjen e fundit të Ministrisë së Brendshme. Ministri Sandër Lleshaj  ka propozuar një projektvendim që pritet që të hapë shumë debat në opinionin publik. Projektvendimi parashikon që mjafton një grup prej 300 personash që mund të aplikojnë për t'u njohur si pakicë kombëtare në Shqipëri. Report Tv ka siguruar projektvendimin dhe relacionin shoqërues.

"Njohja formale e një pakice kombëtare, e ndryshme nga ajo e përcaktuar në këtë ligj, bëhet nëpërmjet paraqitjes së kërkesës pranë Ministrit të Brendshëm nga grupi i shtetasve i përbërë nga jo më pak se 300 persona, që pretendojnë se i përkasin një pakice kombëtare dhe shqyrtohet nga Komisioni ad hoc që ngrihet për këtë qëllim" thuhet në relacionin shpjegues.

Por si do të funksionojë procedura?
Komisioni për përcaktimin e përbërjes, funksioneve dhe procedurës së komisionit për shqyrtimin e kërkesës  për njohjen e një pakice kombëtare kryesohet nga zv/ ministri i Brendshëm dhe përbëhet nga 13 anëtarë. Hapi i parë është dorëzimi i kërkesës për njohjen e pakicave pranë komisionit për shqyrtimin e kërkesës për njohjen formale të pakicës kombëtare, nga një grup shtetasish prej jo më pak se 300 persona me zotësi të plotë për të vepruar, që pretendojnë se i përkasin pakicës kombëtare.

Më pas, në rast se pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, identifikohet përkatësia e një pakice kombëtare dhe plotësimi i kritereve ligjore, Komisioni vendos pranimin e kërkesës për njohjen e pakicës kombëtare dhe i paraqet ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike propozimin me relacionin e argumentuar për vijimin e procedurave për njohjen formale të pakicës kombëtare. Në vijim, ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, harton projektaktin ligjor për njohjen formale të pakicës kombëtare dhe propozon projektvendimin përkatës pranë Këshillit të Ministrave, brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimit nga Komisioni.

Por si janë shprehur institucionet për këtë nismë?
Ministria e Brendshme në relacion shpjegon se janë shprehur dakord Ministria e Kulturës, Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, por dy prej tyre e kanë kundërshtuar. Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike e ka kundërshtuar me argumentin se “... e konsiderojmë të panevojshme, madje ndoshta edhe të dëmshme për interesat kombëtare, ngritjen e një komisioni të tillë për të diskutuar rreth ekzistencës së pakicave të tjera kombëtare në Shqipëri”.

Avokati i Popullit ka kundërshtuar numrin e atyre që janë sanksionuar për të bërë kërkesën që është vendosur 300. Por kundërshtimi nuk është marrë në konsideratë. "Në lidhje me sugjerimin e dytë evidentojmë se parashikimi i një grupi shtetasish prej 300 personash është bazuar duke pasur si referenca numrin e krijimit të organizatave kulturore, sociale, politike, por ky fakt është vendosur gjithashtu në mbledhjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës ku anëtarë ka qenë edhe Avokati i Popullit dhe janë dakordësuar për sanksionimin e numrit prej 300 personash" thuhet në relacion.

Paralelisht shteti shqiptar po hedh edhe një tjetër hap në favor të minoritetit, teksa planifikon që të njohë zyrtarisht gjuhën e pakicave në zyrat e pushtetit  vendor, aty ky komunitet përbën 20% të popullsisë. Ky propozim ka ardhur po nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe pritet te diskutohet ne kuvend.

Projekt-vendimi

( Kliko këtu ) Relacioni i plotë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 28/06/2020 00:53

    E vleresoj shume qendrimin e Institutit te historis

    Përgjigju
  • tironc: 23/06/2020 14:47

    dmth po te mblidhen 300 siriane shpallen minoritet, hajde shtet i lleshit hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!