TIRANË- Në çdo njësi administrative në të cilën 20 % e popullsisë është pjesë e minoriteteve të njohura zyrtarisht, do të kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në komunikimet me pushtetit vendorë.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht draftin e Ministrisë së Brendshme e cila propozon përdorimin e gjuhës së minoritetet si dhe të drejtën e vendosjes së tabelave, sinjalistikës, toponimeve lagjeve dhe shesheve në gjuhën e tyre. Drafti aktualisht është në shqyrtim dhe pritet që pas kalimit edhe në komisionet parlamentare të marrë votat e parlamentit për t'u kthyer në ligj brenda vitit.

Në propozimin e ministrit Lleshaj thuhet “Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre’’.

Ky draft përcakton edhe se ku do të përdoret dy gjuhësia: “Gjatë procesit të informimit mbi të drejtat e tyre, “Për vetëqeverisjen vendore”, aksesit në programin e transparencës; gjatë seancave të këshillimeve me bashkësinë përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, në paraqitjen e kërkesave apo ankesave drejtuar organeve bazë të vetëqeverisjes vendore, për të paraqitur iniciativa qytetare nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar, drejtuar këshillit bashkiak sipas parashikimeve të përcaktuara në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak”.

Një tjetër risi e këtij ligji është edhe emërtimi i njësisë administrative ku minoritetet bëjnë pjesë, e sipas nenit tetë kur ata janë 20 % me anë të një kërkese ata kanë të drejtë të vendosin ‘’për emërtimin e njësisë administrative, rrugëve shesheve, territoreve, krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën e pakicës kombëtare.

Në këtë rast, kërkesa paraqitet dhe shqyrtohet nga organet përgjegjëse të njësive të vetëqeverisjes vendore. Aktualisht Shqipëria njeh disa minoritetet mes tyre atë grek, malazes, maqedonas, vlleh-arumun, së fundmi dhe minoritetin bullgar.

Një vit më parë, vendosja e tabelave të sinjalistikës rrugore në bashkinë e Finiqit u konsiderua e paligjshme pasi ishin edhe në gjuhën greke, por me miratimin e këtij drafti ato do të jenë të ligjshme.

Drafti i ministrisë së Brendshme për minoritetet

( Kliko këtu ) Relacioni i plotë shoqërues